Reagon SHBA: Përshpejtoni dialogun

Donald Lu dhe VlahutinAmbasada amerikane në Tiranë reagoi pasi kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku shpalli tërheqjen e kandidatit të majtë në zgjedhjet e Kavajës.

SHBA ka bërë thirrje që të përshpejtohet dialogu pasi koha është e kufizuar.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut. Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.

Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik,” thuhet në deklaratë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Ju rrëfej bisedën me ambasadorin Lu për dajën e Fiqirete Shehut, agjent i CIA”

Veteranë nga Berati, Mallakastra dhe Tepelena u mblodhën në Përmet për të...
Read More