Rebelët sirianë dhe familjet e tyre largohen nga Damasku

damask

Qindra rebelë dhe familjet e tyre kanë filluar të hipin në autobusë për t’u larguar nga paralagjet e rrethuara të Damaskut, në Barzeh, sipas një marrëveshje me qeverinë.

Televizioni shtetëror njoftoi se evakuimi i luftëtarëve nga Barzeh për rebelët e provincës Idlib në veri perëndim të Sirisë, ka nisur të zbatohet, por nuk dha ndonjë hollësi.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 1.500 veta pritet të largohen nga Barzeh më 8 maj dhe më hapa të tjerë pritet të ndërmerren në javët e ardhshme.

Barzeh, që gjendet në veri lindje të Damaskut, ishte një vend i luftimeve intensive ndërmjet rebelëve dhe ushtrisë së Sirisë në muajt e fundit.

Dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë në zonat e rrethuara përreth Damaskut, Homsit dhe Aleppos janë dorëzuar pas rrethimeve të zgjatura në këmbim të zhvendosjes në zonat e tjera të kontrolluara nga rebelët në pjesë të tjera të vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohet një 42-vjeçar, përndiqte adoleshenten

Vetëm në harkun e një jave, Policia e Durrësit ka arrestuar tre...
Read More