Rebelët sirianë largohen nga Homsi

homs

Rebelët sirianë dhe familjet e tyre janë duke u larguar nga bastioni i tyre i fundit në qytetin e Homsit. Evakuimi po ndodhë në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Rusia.

Autobusët kanë nisur transportimin e njerëzve nga qarku al-Wair.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi ka thënë se pret që 1,500 persona, përfshirë edhe të paktën 400 rebelë, të largohen sot nga zonat e kontrolluara nga opozita, në verilindje të Alepos.

Në bazë të marrëveshjes për evakuim, besohet se 10,000 deri 15,000 rebelë dhe civilë do të evakuohen në javët e ardhshme.

Homs, është ndër qytetet e para që në vitin 2011 nisin kryengritjen kundër presidentit sirian Bashar al-Assad. Qeveria ka arritur që të marrë nën kontroll të gjitha pjesët e këtij qyteti, përveç qarkut al-Wair.

Qarku al-Wair, vlerësohet se është shtëpi e 75,000 personave të cilët kanë qenë nën rrethim nga forcat qeveritare siriane që prej vitit 2013.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merkel dhe Xi kërkojnë një zgjidhje të mbipordhimit të çelikut

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez, Xi Jinping biseduan për problemin...
Read More