Receta për Krishtlindjet

Këto receta janë ideale për këtë atmosferë festive, ndaj ne po j’ua sugjerojmë.

1. Panetone

Picture 1 of 4

1. Panetone

Përbërësit
250 gr miell i tipit 00
250 gr miell (i tipit Manitoba)
160 gr sheqer
160 gr gjalpë
7 kokrra vezë (të mëdha, 4 të plota dhe 3 të verdha)
16 ml qumësht
12 gr maja birre
1 lugë e vogël mjaltë
5 gr kripë
120 gr rrush i thatë
2 bustina vanilje
80 gr portokall (copa)
1 kokërr lëkurë limoni

Përgatitja
Majanë e birrës e shkrijmë në qumësht të ngrohtë dhe ia shtojmë masës së miellit që e kemi vendosur në një enë të thellë. E punojmë derisa të krijohet një masë brumi, i cili nuk na ngjit më në duar.
Brumin e përgatitur e mbështjellim me një letër kuzhine dhe e vendosim në mikrovalë në temperaturën 30 gradë celsius, derisa brumi të dyfishojë përmasat e tij. Kohëzgjatja në mikrovalë nuk do të jetë më shumë se 1 orë.
Pasi brumi ka arritur përmasën e krijuar, i hedhim 180 g miell Manitoba, 2 g maja birre, 2 vezë të plota, 60 g gjalpë në temperaturë ambienti dhe 60 g sheqer.
Brumin e krijuar e punojmë sërish. Në punim e sipër shtojmë sheqerin dhe gjalpin.
Ndjekim të njëjtën procedurë si me brumin e parë, vetëm se kësaj radhe do ta lëmë në mikrovalë me temperaturën 30 gradë celsius për rreth 2 orë.
Brumin e krijuar më sipër e nxjerrim nga mikrovala dhe i shtojmë 220 g miell, 100 g sheqer, 2 vezë të plota dhe 3 të verdha, 5 g kripë, 100 g gjalpë në temperaturë ambienti, lëkurën e 1 limoni, portokallet e veshura me sheqer, rrushin e thatë dhe bustinat e vaniljes.
Shtojmë gjithashtu sheqerin, kripën dhe kur të gjithë përbërësit të jenë “përthithur” nga masa, shtojmë gjalpin në temperaturë ambienti dhe më pas frutat e sheqerosura, lëkurën e limonit dhe rrushin e thatë.
E lëmë të vijë në temperaturë 30° celsius në një enë të thellë të mbuluar me letër kuzhine, derisa të ketë dyfishuar volumin e tij për dy orë.
Kur brumi të jetë fryrë plotësisht, e heqim nga tasi dhe e punojmë për disa minuta me duar.
Një enë tipike ëmbëlsirash e lyejmë me gjalpë, vendosim në të masën e krijuar dhe e lëmë sërish të dyfishojë vëllimin për rreth dy orë. Kësaj radhe jo në mikrovalë. E fusim në furrë 10-15 minuta në temperaturën 200 gradë celsius.
E nxjerrim nga furra dhe e spërkasim me pak ujë që të mos thahet. E vendosim sërish në furrë për 10-15 minuta në temperaturën 180 gradë celsius.
Herë pas here e nxjerrim nga furra dhe e spërkatim me ujë që të mos thahet. Procesi i pjekjes së panetone-s zgjat 1 orë.
E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.

 

2. Supë e kuqe për Krishtlindje

Përbërësit
6 rrepa të kuqe
1 patate
1 kokërr qepë
vaj ulliri
kripë
piper
4 lugë kos

Përgatitja
Rrepat pasi i kemi larë dhe qëruar i presim në copa të vogla.
Në po të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pataten. Në një tenxhere kemi hedhur 2 lugë gjelle vaj ulliri për tu ngrohur. Në të shtojmë qepën e grirë në kubikë, pak kripë dhe pak piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
I kavardisim dhe në të shtojmë pataten dhe rrepën e prerë në kubikë. I shtojmë ujë derisa të mbulohen plotësisht.
I kontrollojmë herë pas here me anë të një piruni derisa perimet të jenë zbutur plotësisht.Më pas i shtojmë në një grirëse elektrike dhe i grijmë derisa të krijohet një masë e njejtrajtshme.
I shërbejmë në një pjatë të thellë dhe mbi masën e kuqe të krijuar shtojmë edhe një lugë kos. Ju bëftë mirë!

 

3. Ëmbëlsirë e thjeshtë Krishtlindjesh

Përbërësit
1/2 filxhan maskarpone (me temperature dhome)
1/4 lugë çaji vanilje
1 filxhan sheqer pluhur
12 luleshtrydhe (të mëdha)
24 copa çokollatë (të vogla)

Përgatitja

Përgatitja e kremit: Në një tas të mesëm rrihni me mikser maskarponen dhe vaniljen derisa të bëhet një substancë kremoze.
Gradualisht hidhni dhe rrihni sheqerin pluhur derisa miksimi të trashet, por të jetë i lëmuar. Duke përdorur një spatulë transferoni kremin në tubin me majë.
Përgatitja e babagjyshërve: Me një thikë me teh të hollë prisni fundin me majë të luleshtrydheve dhe krijoni sipërfaqe të sheshta.
Majat e prera duhen llogaritur që të jenë në madhësinë e një kapeleje për babagjyshin, që do të jetë pjesa e mbetur e trupit.
Mbështesni pjesën e gjerë të luleshtrydheve në një sipërfaqe pune. Në sipërfaqet e prera mbushni me krem “kokën”e babagjyshit.

Më pas vendosni sipër kremit majat e prera (kapelet) dhe sipër majave një top të vogël kremi. Në fund vendosni dy copëza çokollatë në vend të syve.

 

4. Sallata e Krishtlindjeve

Përbërësit
2-3 copa gjoks pule (i gatuar dhe i prerë)
2 feta proshutë (e copëtuar)
1/2 filxhani majdanoz (i freskët i copëtuar)
22 gr misër (i zier)
22 gr bizele (të ziera)
1 mollë jeshile (e prerë)
1 qepë (e vogël e prerë imët)
1 spec jeshil (i grirë)
1 karotë (e prerë në kubikë)
1/4 filxhani ullinj jeshil
1/2 filxhani rrush i thatë
2 lugë majonezë (e përgatitur me hudhër dhe kripë)

Përgatitja
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin. Shtojini disa patate shkop të skuqura dhe shërbejeni.

Shkruar Nga
More from Revista User

Disa mënyra për të shpëtuar marrëdhënien tuaj

Janë shumë të rrallë çiftet që nuk kanë debate dhe zënka gjatë...
Read More