Reforma: Kush ka frikë dhe ja si po e dorëzojmë sovranitetin



18 SimultanjaTashmë kur janë dhënë sinjalet se reforma në drejtësi mund të miratohet së shpejti, në media ka nisur një “luftë” e fortë se cila palë druhet më shumë nga kjo reformë.

Natyrisht në skajet e tyre janë të përditshmet me qëndrimet më të ashpra ndaj palëve politike.

“Dita” dhe “Tema” theksojnë fort si gjithmonë faktin se Partia Demokratike po i druhet reformës në drejtësi, pasi po përdor nenin 25 për të shpëtuar ish-zyrtarët e saj.

Duket sikur të majtët nuk e kanë frikë këtë reformë.

Megjithatë nuk është kështu, nëse lexon sulmet që po i bëhen reformës nga eksponentë pranë të majtës.

Paskal Milo i PDS sulmoi para disa ditësh në Top Channel ambasadorin amerikan, që ka marrë përsipër të nxisë palët për miratimin e reformës.

Kurse e përditshmja Shekulli publikon sot një analizë të zgjeruar të avokatit të njohur, Agron Alibali.

Avokati që punon në SHBA thotë se Shqipëria po e dorëzon me pjatë “argjendi” sovranitetin e saj.

Ai e nis duke thënë se edhe gjuha shqipe do jetë e dyzuar, pasi në nenin 10 thuuhet se gjuha zyrtare e komisionit do të jetë shqipja dhe anglishtja.

Sipas tij, ky nen është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën, që sanksionon se gjuha zyrtare në Shqipëri është shqipja.

Më tej ai shton se Shqipëria nuk do jetë më vend sovran pasi gjithçka do jetë në dorë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Alibali thekson se kjo strukturë me shumë gjasë do jetë në dorë të gjermanëve.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja ku vjen kroçiera më e madhe në botë

Kroçiera më e madhe në botë, më shumë se katër fusha futbolli...
Read More