Refugjati u bë hero, babai i djalit të shpëtuar po luante… Pokemon Go

Tashmë historia e tij njihet në mbarë botën.

Mamoudou Gassama, 22 vjeç, një refugjatë ilegal nga Mali, shpëtoi një vogëlush 4 vjeç, që po varej nga ballkoni dhe rrezikonte jetën.

Ngjarja u regjistrua në Paris.

Gassama u ngjit katër kate dhe i shpëtoi jetën.

Por përse vogëlushi kishte ardhur në këtë situatë të vështirë?

Ai jetonte me qira me babain e tij.

Por ky i fundit kishte dalë për të blerë gjëra dhe e kishte lënë fëmijën vetëm.

Pasi kishte blerë ushqimet, ai ishte hutuar duke luajtur Pokemon Go.

Mamaja e djalit jeton në një ishull në Paqësor.

Interesant është fakti se djaloshi ka dalë nga ballkoni dhe ka arritur deri në një banesë tjetër.

Sa i përket një tjetër personi, që dukej shumë afër vogëlushit, por nuk e kapte dot, është sqaruar se ai kishte një mur ndarës që e pengonte.

Ai i ka dhënë kurajo fëmijës deri në mbërritjen e heroit, të mbiquajtur ‘Spiderman’ i Parisit.

“Vogëlushi kishte një guxim të jashtëzakonshëm,” tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Të enjten takimi Thaçi-Vuçiç, fazë e re e dialogut Kosovë- Serbi?

Presidenti i Kosovës dhe ai serb takohen të enjten më 31.08 në...
Read More