Regjistrohet dosja “Llalla”, ja prokurori që do vendosë fatin e ish-shefit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Sipas News 24, prokurori që do të ketë në dorë fatin e Llallës do të jetë Klodian Braho.

Tre akuzat për ish-kryeprokurorin janë ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘mosdeklarim i të hollave në kufi’ dhe ‘pastrim i parave’.

Në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.

Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë.

Sipas deklarimeve në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro. Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, por nuk bëri asnjëherë publik rezultatet.

Vetë kryeprokurorja Marku, në një intervistë për një studio televizive, la të kuptohej se hetimet ndaj ish-kryeprokurorit mund të konkretizoheshin.

Llalla pati përplasje të shumta me ambasadorin amerikan në Tiranë dhe këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë publike, ku lajmëroi se SHBA-të ia kishin ndaluar hyrjen ish-kryeprokurorit pasi dyshohej për afera korruptive.

Zërat për hetimin e tij u përforcuan edhe më shumë, kur një burim diplomatik i tha “Deutsche Welle-s” se ish-kryeprokurori ishte nën hetim për pastrim parash.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dy akuza “fatale” për Kadarenë

Nga Alda Bardhyli Francesca Petrizzo, shkrimtare e re italiane, më shkruante ditë...
Read More