Rekomandimi i KE, Sonila Meço: Na dinë vërtetë aguridhe dhe tallen, apo po tallemi me veten?

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka komentuar në profilin e saj vendimin e Komisionit Europian dhe rekomandimin që ky institucion do të japë për vendin tonë. Në komentin e saj ajo kujton se në 2016-ën KE rekomandoi çeljen e negociatave, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, reforma në administratë, por vendet anëtare nuk pranuan (Austria vendosi veton).

Meço shtron pyetjen nëse vendet e KE “na dinë vërtetë aguridhe dhe tallen me ne, apo po tallemi me veten duke besuar se janë aq aguridhe?”.

Më tej duke replikuar me miqtë e saj në Facebook Meço shkruan se “ndërkombëtarët janë çdo ditë e më në rregull, në një vend pa sovranitet, që refuzon të bëhet shtet, mund të eksperimentojnë si të duan. Vetëm se mos mendojnë se jemi të tërë aguridhe e as mos t’i konsiderojmë të tillë”.
Postimi i plotë:

Komisioni Evropian pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mediat gjermane pohojnë se Komisioni vlerëson ecurinë e vendeve të Ballkanit, për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së, duke rekomanduar hapjen e negociatave si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë.

Por i njëjti raport thekson se korrupsioni, krimi i organizuar, demokracia dhe sundimi i ligjit janë çështje ende të paadresuara.

Po të kujtojmë se në 2016-ën KE rekomandoi çeljen e negociatave, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, reforma në administratë, por vendet anëtare nuk pranuan (Austria vendosi veton), ateherë dy paradokse na plasen fytyrës:

1. Ju rekomandojmë çeljen e negociatave, por po jua themi ndërkohë se ende nuk keni zgjidhur korrupsionin, krimin e organizuar e sundimin e ligjit.

2. Ne bëjmë të mirin si Komision, por të keqen gjejeni tek vendet anëtare.
Na dinë vërtetë aguridhe dhe tallen me ne, apo po tallemi me veten duke besuar se janë aq aguridhe????

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jeta Dedja Toçila: Çështja LGBT, po abuzohet me fëmijët!

  Nga Jeta Dedja Toçila – A janë qindra dhe mijëra nxënës anëtarë...
Read More