Rektori i UET në Universitetin e Varshavës, një nga partnerët e qëndrueshëm në projektet Erasmus

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës ka udhëtuar drejt Polonisë për një takim pune në Univeristetin e Varshavës ku është pritur nga zv.rektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me jashtë, prof. Maciej Duszczyk.

Bashkëpunimi mes dy universiteteve, atij shqiptar dhe atij polak ka nisur katër vjet më parë, më 2014 –ën, në kuadër të projektit Tempus- Sigma Agile; një projekt Erasmus Mundus A2 Sigma Agile për aftësimin kritik për inovacionin, rritjen e qëndrueshme, lëvizshmërinë dhe punësimin në mjedisin multikulturor të Ballkanit Perëndimor. Prej 2015-ës, të dy universitetet kanë aplikuar vazhdimisht në Programin Erasmus plus dhe Universiteti i Varshavës është një prej partnereve më të qëndrueshëm në këtë program, me 20 individë, staf dhe studentë nga të dyja institucionet që kanë përfituar nga periudha 2015-2017.

Programi Sigma Agile për Ballkanin Perëndimor është pjesë e një programi më të gjerë që synon promovimin e kooperimit dhe mobilitetit mes Bashkimit Europian dhe pjesëve të tjera të botës. Në këtë program janë të disponueshme afro 150 bursa të plota, të të gjitha fushave, sipas ofertës së univeristëeteve partnere, për studentë, kërkues shkencorë, staf akademik dhe administrativ nga Ballkani Perëndimor që mund të vizitojnë një nga universitetet partnere të BE-së si edhe anasjelltas, studentë, kërkues apo staf nga vendet e BE-së mund të vizitojnë universitetet partnere në Ballkanin Perëndimor.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Të na rrojë qytetari e gazetari dixhital!

Nga Mustafa Nano Në shkrimin e tij të fundit, Andi Bushati kritikonte...
Read More