RENEA dhe FNSH blindojnë qytetin



RENEA dhe FNSH po mbështesin një operacion të policisë lokale në Elbasan, që po drejtohet nga Altin Qato, ndërsa deri tani janë arrestuar 8 persona.

Burime policore bëjnë të ditur se të arrestuarit kryesisht nga Gramshi dhe Pogradeci vepronin në Elbasan, ndërsa janë sekuestruar mina me telekomandë, armë dhe një sasi droge.

Operacioni, sipas raportimeve të para, është duke u zhvilluar, ndërsa mendohet se grupi kriminal kishte një veprimtari jo vetëm në fushën e narkotikëve.

Burimet bëjnë me dije se operacioni po drejtohet gjithashtu nga Kryeprokurori i Elbasanit, ndërsa për arrestimin e këtij grupi, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Nuk dihet se prej sa kohësh personat e arrestuar mbrëmjen e sotme ishin nën survejimin e agjentëve të policisë, por mësohet se ka pasur një bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

ShBA/ 30 të plagosur nga një kamion, shoferi ishte në gjendje të dehur

Në paradën “Mardi Gras” që u zhvillua në New Orleans, një kamion...
Read More