Rënia e Shën Venerandës

Pamja që ofrojnë pikturat e kishës së Shën Venerandës janë të mjerueshme. E vendosur mes gjelbërimit, në majë të një kodre në Pllanë të Lezhës, kisha mban një histori unike, e ndërtuar në shekullin XIV. Kjo murale pritet të restaurohet së shpejti sipas një projekti të hartuar nga Instituti i Monumenteve, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve që konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në pikturën murale të kishës.

Kisha e Shën Venerandës ndodhet në lindje të fshatit Pllanë (Lezhë), dhe ngrihet në një pamje piktorike të vendit. Ajo është një kishë e madhe një nefëshe (19.2x7x5m) dhe përbëhet prej naosit dhe narteksit. Monumenti është një ndërtim i shek. XIV i stilit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të pallatit të Romës me Monolin si perandor i Kostandinopojës, vendimet merreshin direkt nga Papati. Në anën e jashtme kisha është trajtuar thjesht, ndërtuar me gurë të papunuara gëlqerorë dhe shtufi. Narteksi është i hapur e i rrethuar me arkada mbi pilastër me prerje katrore, me muraturë, me tulla të kuqe.

Dera kryesore e kishës ndodhet në faqen perëndimore, një tjetër derë ndodhet në pjesën qendrore të faqes veriore të Naosit. Në faqen lindore ka një apsidë rrethore të madhe e të lartë, si dhe dy nike të vogla anash. Kisha ndriçohet prej 7 dritaresh, të cilat janë me hark dhe një është rrethore. Naosi mbulohet me tavan druri, i cili vazhdon pa ndërprerje edhe në pjesën e Mafilit. Kisha e Shën Venerandës ruan pikturë murore në faqen perëndimore të Naosit dhe në atë lindore të Narteksit.

Piktura në Naos ruhet në anën e djathtë të hyrjes perëndimore, ajo ka gjerësi 1.8m dhe lartësi 1.95m duke filluar në lartësinë 0.45m nga dyshemeja. Piktura është realizuar në teknikën e afreskut në një suport jo shumë të trashë. Skena paraqit Shën Jakovin dhe Shën Venerandën të vendosur pranë njëri-tjetrit. Figura e Shën Jakovit paraqitet me trupin përballë, me pelerinën që zbret deri në tokë, kokën e ka kthyer (në gjysmë profil) në drejtim të figurës pranë. Shën Veneranda paraqitet veshur me të bardha dhe mbuluar me një pelerinë të kuqe me pala të mëdha. Ajo është përballë me qëndrim drejt. Në dorën e djathtë mban një degë ulliri, kurse në dorën para gjoksit mban një rrotë të dhëmbëzuar me një dorezë të madhe që del jashtë kornizës. Kisha përmendet në dokument historik të shek. XVII, ku kalon në vartësinë e peshkopatës së Lezhës, Krujës apo Durrësit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

SHBA-ja dhe Kina po luajnë një lojë të rrezikshme. Çfarë ndodh më pas?

Nga Stejsi Godard Ushtarët amerikanë dhe kinezë, luajtën një lojë të rrezikshme...
Read More