Rënie e inteligjencës dhe rrezik për shëndetin… ja kush janë 5 faktorët ndikues…

Inteligjenca është gjë subjektive dhe dallohet nga njëri person te tjetri, mirëpo në të mund të ndikojnë disa gjëra përfundimisht të papritura.

Ekspertët, thonë që këto pesë gjëra mund të zvogëlojnë kapacitetin e vërtetë të trurit tuaj, por edhe të rrezikojnë shëndetin tuaj:

1. E teproni me sheqerin

Hulumtimet kanë treguar që truri ngadalëson pas 6 javësh të konsumimit të rregullt të sheqerit – kjo mund të ndikojë në memorien dhe aftësinë tuaj të mësimit.

Nga ana tjetër, sheqeri mund të dobësojë aftësinë tuaj për të mësuar. Për studentët nuk këshillohet konsumimi i produkteve që përmbajnë nivele të larta të fruktozës.

2. Pirja pasive e duhanit

Mbase nuk jeni duhanpirës, mirëpo rezultatet e studimit të Universitetit të Michiganit kanë treguar që fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë rezultate më të dobëta në shkollë dhe IQ më të ulët.

Tymi i cigares e ekspozon trurin ndaj substancave të shumta, ndërkaq ekspozimi i gjatë rrit sasinë e monoksidit të karbonit në trup i cili zëvendëson oksigjenin i cili është shumë i nevojshëm për trurin tuaj.

3. Pesha e tepërt trupore

Kilogramët e tepërt bartin rrezik të shtuar nga demencia dhe aftësitë e këqija kognitive.

Nëse vëmendja juaj është e përqendruar në shumë gjëra tjera derisa hani, truri juaj nuk do të vërejë që jeni ngopur dhe shumë lehtë mund të vijë deri te ngrënia e tepërt e cila shkakton trashjen dhe shumë probleme shëndetësore.

Një studim i kohëve të fundit që është kryer në Universitetin e Montrealit, ka zbuluar se ushqimi me yndyrë, mund të ndryshojë kimikatet në tru.

4. Stresi

Situatat stresuese zvogëlojnë numrin e koneksioneve midis neuroneve në tru dhe vështirësojnë aftësinë tonë që në të ardhmen t’ia dalim mbanë situatave të ngjashme.

Njerëzit që nuk arrijnë të përdorin inteligjencën emocionale, zakonisht përjetojnë ndjenjat e ankthit, depresionit, kanë tendencën të abuzojnë me substancat si dhe të mendojnë mbi vetëvrasjen.

5. Multitaskingu

Mbase mendoni që jeni të mençur sepse jeni në gjendje të bëni dy-tri gjëra njëkohësisht, mirëpo hulumtimi i Universitetit Stanford ka treguar që personat të cilët përfundojnë gjërat njërën pas tjetrës kanë aftësi dukshëm më të mira kognitive.

Me një hulumtim është treguar që truri njerëzor më së shumti mund të durojë kryerjen e dy punëve komplekse në të njëjtën kohë. Nëse shtoni të tretën, produktiviteti reduktohet konsiderueshëm dhe numri i gabimeve rritet.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shoqëria civile bëhet gati për protesta në SHBA

  Përplasja e presidentit Donald Trump me prokurorin special Robert Mueller arriti...
Read More