Renzi jep dorëheqjen si kryetar partie

renzi

Kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Mateo Renzi ka dhënë dorëheqjen.

Këtë hap e ndërmori në përpjekje për të siguruar një rikonfirmim si lider i kësaj force politike, përmes një proçesi zgjedhor që do të mbahet së shpejti.

Ish-kryeministri e bëri zyrtar vendimin ditën e dielë, teksa ekspertët e kanë cilësuar këtë veprim si shansin e fundit për Renzin që të mbijetojë në skenën politike italiane.

Dorëheqja e Renzit vjen në një kohë kur ky i fundit ka patur kritika të shumta nga antarët e partisë për devijime të thella nga pikëpamjet e majta që ka Partia Demokratike italiane.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adoleshenti vdiq teksa peshkonte me gjenerator në lumin Drin, policia sqaron ngjarjen dhe arreston shokun e tij

Një 16-vjeçar nga Dibra që kishte shkuar për të peshkuar me gjenerator...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.