Reportazhi i BBC-së: Duke zbuluar muzikën e çmendur të sazeve shqiptare

muzike albania BBCPër pjesën më të mirë të shekullit të kaluar, Shqipëria ishte e izoluar totalisht në një nga diktaturat më brutale komuniste. Por pasi komunizmi ra në 1990, njerëz si prodhuesi me bazë në Londër, Joe Boyd kanë filluar të zbulojnë muzikën unikale popullore të Shqipërisë të ashtuquajtur Saze.

Është kjo kujtesë që radio angleze BBC-së e sjell në kuadër të fokusit të saj për muzikën unike, asaj të polifonisë, të luajtura me saze.

Nën shoqërinë e kësaj muzike tregohet se: folku shqiptar është nga më tërheqëset  dhe misteriozet e muzikës në botë.

Referimi vjen nga festivali i mbajtur në Gjirokastër. Në ndjekjen e festivalit që mbahet tradicionalisht në këtë vend, gazetarët përshkruajnë malet rrotull, ku nuk është ndonjë befasi të shihet edhe shqiponja, një festival që ndiqej nga qindra njerëz.

Duke folur për këtë qytet, një vend shumë afër kufirit me Greqinë, gazetarët e lidhin famën e tij me emrin e shkrimtarit, të njohur tashmë në botë, Ismail Kadarenë.

Ndërsa pyetja e madhe vjen në origjinën e kësaj këngë…ndonëse janë krejtësisht të bindur mbi një muzikë unike, origjinale kombëtare, sërish BBC-ja ndalon se mund të jetë influencuar nga muzika greke, bullgare apo turke. Megjithatë flitet për një strukturë ndërtimi krejtësisht unike, ashtu siç është edhe e të ndjerit të sazeve.

Kështu kjo muzikë unikale ka zgjuar interesimin e gjigantit britanik por edhe të huajve që ta trajtojnë këtë thesar muzikor që karakterizohet me formacione polifonike të përbëra nga instrumente si klarineta, violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell. Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Mediumi britanik BBC-së i ka kushtuar një dokumentar thesarit të muzikës shqiptare. BBC-i World News ka trajtuar stilin e muzikës, me Saze e cila kultivohet në zonën e jugut të Shqipërisë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Kinostudio “Shqipëria e vjetër”, ose kryqi i shpërfillur i Moskës”

Enigma e strukturës së godinës së ish- Kinostudios “Shqipëria e re” në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.