Reshjet/nisin evakuimet e njerëzve në Vlorë, Fier dhe Elbasan

Shtabi i Emergjencave Civile në Vlorë dhe në Fier ka vendosur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Ferras, si pasojë e përmbytjeve për shkak të motit të keq.

Forcat e Armatosura janë angazhuar për të evakuuar banorët që rrezikohen nga vërshimi i ujërave në këto zona.

Familjet që do të evakuohen do të strehohen në ambiente të tjera deri në përmirësimin e situatës.

Problematike situata paraqitet edhe në zonën e Elbasanit, ku lumi “Shkumbin” ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit të lumenjve, të cilët kanë shtuar prurjet.

Situata në Vlorë

Deri në këto momente, 7 banesa janë nën ujë. Prurjet e Vjosës janë të shumta, ndërkohë banorët e fshatrave Fitore, Novoselë dhe Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë.

Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën që prej mbrëmjes së djeshme. Prefekti i Vlorës shprehet se është e njëjta situatë si e dhjetorit.

Niveli i Vjosës është afër kuotave maksimale të përmbytjeve. Banorët shprehen se për një orë niveli është rritur me 1 metër dhe nëse do të rritet dhe 90 cm, lumi përmbyt gjithçka.

Pas përfundimit të takimit të Shtabit të Emergjencave në Vlorë e Fier, Forcat e Armatosura kanë nisur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe Ferras.

Të angazhuar në evakuim janë mbi 100 efektivë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja kur do të fillojë ‘Big Brother Albania 9’

“Big Brother” do të rikthehet pas një pauze relativisht të gjatë. Publikut...
Read More