Reuters: Shqipëria mund ta kishte linjën moderne hekurudhore Tiranë-Durrës para një dekade

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Europian për ndërtimin e një linje hekurudhore moderne nga Tirana drejt Durrësit.

Sipas Reuters, BE do të japë 35.4 milionë euro grant për hekurudhën me vlerë 90.45 milionë euro.

Pjesa tjetër e financimit është përmes një kredie nga BERZH në shumën 36.8 milion euro dhe 16 milion euro financohen nga qeveria shqiptare.

“Sot është dita e Evropës dhe në këtë ditë Bashkimi Evropian mbështet një prej projekteve më të rëndësishme, të parin pas dhjetëra vitesh në sektorin e hekurudhave në Shqipëri.

Ky projekt do të ndikojë në cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës drejt Aeroportit Nënë Tereza do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen afro 22 minuta.

Projekti pritet të ndikojë gjithashtu në hapjen e shumë fronteve të reja të punës, si gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, ashtu edhe gjatë periudhës së operimit të kësaj linje hekurudhore”, u shpreh ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ironia është se ky projekt ka pritur shumë gjatë për t’u zbatuar për shkak të konflikteve politike.

Siç e thekson edhe Reuters, në mesin e viteve 2000, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë me kompaninë e njohur General Electric për të ndrtuar këtë linjë.

Por qeveria e Partisë Demokratike e anuloi projektin dhe më pas u dëtyrua të dëmshpërblejë kompaninë GE.

Konfliktet politike kanë vonuar dhe kanë dëmtuar disa projekte të rëndësishme në Shqipëri.

Më i fundit është ai për Bulevardin e Ri të Tiranës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parandaloni diabetin me ushqimet e duhura

  Sipas udhëzimeve të reja shëndetsore, një mollë në ditë mund të...
Read More