Revista Mapo: Ja ku e ka origjinën fitorja e Ramës

“Nëse do të duhet të kërkojmë origjinën e fitores së këtij mandati nga Edi Rama, dhe nëse ajo duhet kërkuar te sukseset në drejtimin e vendit, është padyshim Reforma në Drejtësi”.

Kështu shkruan revista Mapo në kryeartikullin e radhës.

Revista ka dalë tashmë në treg.

Reforma në drejtësi është togfjalëshi më i përdorur nga Edi Rama këta katër vjet.

Ishte betuar qysh në nisje të mandatit se përmes kësaj reforme do të trondisë themelet e drejtësisë e më pas të politikës.

Ka kërcënuar hapur kundërshtarë e aleatë me këtë kartë, duke shkaktuar shpesh tronditje të mazhorancës që ai drejtoi, në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Lufta për drejtësinë u duk se ishte një rrugë pa kompromis e tij.

Ishte mbështetja e fortë e ndërkombëtarëve që u pa në këmbënguljen e ambasadorëve të tyre në Shqipëri, që i dhanë Ramës fuqinë për t’u ndeshur me të gjithë e për t’i mundur, tamam me këtë betejë për drejtësinë.

I gjithë ligjërimi i tij politik mbështetej te Reforma në Drejtësi sepse të gjitha reformat e tjera që ai drejtoi në mandatin që shkoi, i lidhi me këtë reformë. Me drejtësinë e munguar ai ia doli të justifikohet për të gjitha dështimet e tij.

Por në këtë betejë kishte me vete ndërkombëtarët.

Me sa duket ata e kishin piketuar si njeriun me të cilin do të duhej patjetër të merreshin vesh për të mundësuar pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Shkrimin e plotë, shoqëruar me një punim të mjeshtrit Bujar Kapexhiu, e gjeni në versionin print në çdo pikë shitje.

Në revistë do gjeni gjithashtu një intervistë të Eduard Selamit, rubrikën e Mustafa Nanos dhe shumë materiale të tjera.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Mueller zgjeron hetimet ndaj ndërhyrjes ruse. Shkel vijën e kuqe të Trump?

Prokurori special Robert Mueller raportohet të ketë regjistruar një grup juristësh në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *