Revista Mapo shpjegon: ‘Populistët e Tiranës’


kopertina“Të paktën katër forca politike janë krijuar vetëm në tre-katër muajt e fundit. Disa prej tyre i shpallën “manifestet” dhe po ashtu edhe qëllimin për të qenë pjesë e zgjedhjeve të qershorit, të tjera si “Bleta Shqiptare” edhe pse është prezantuar në frymën e një partie politike, ende refuzon të përfshihet në garën që e sheh si përballje “strukturash mafioze”. E ndërsa duket se i gjithë ky vrull i ri  është një sfidë për partitë e mëdha, pak presin që prej lëvizjeve të ngjashme të prodhohet ndryshim surprizues. Frymëzimi prej lëvizjeve të ngjashme në Perëndim apo fitorja e Donald Trump në SHBA, pak mund të krahasohen me situatën politike në vendin tonë edhe pse në mënyrë populiste këto forca po e ushqejnë vendin me idenë se ndryshimi do të ndodh sot dhe menjëherë. 

Dështimi i Aleancës Kuq e Zi, e cila sidoqoftë mbetet në garë, në zgjedhjet e 2013 është masa me të cilën matet deri tani rreziku prej këtyre partive, edhe pse prej sharlatanizmit të së parës, te populizmi i Gjergj Bojaxhiut dhe Ben Blushit mund të ketë jo pak ndryshim, qasja e tyre drejt veprimeve jo realiste dhe iniciativa për tu paraqitur si shpëtimtar politik të një vendi të zhytur në probleme është tregues i prirjes drejt populizmit”.

Kështu shkruhet në shkrimin e kopertinës së revistës Mapo, në treg prej fundjavës së shkruar.

Shkrimi synon të shpjegojë ‘populistët e Tiranës’.

“Përpjekjet politike populiste që në Shqipëri nuk kanë munguar edhe më herët janë bërë këtë herë më “serioze”, për aq sa mund të jenë të tilla lëvizjet e vetë-pagëzuara si anti-establishment dhe që janë në fakt kopje të dobëta të lëvizjeve të ngjashme në botë. Imitimi i Syrizas nga Ben Blushi, lëvizja qytetare nga hiçi e Gjergj Bojaxhiut, përpjekje për shembje nga themelet e sistemit e nisur prej dhjetoristëve të ’90 të papërfshirë deri tani në politikë dhe vijimi i qasjes nacionaliste e sharlatane e Kreshnik Spahiut, janë shembujt konkretë të kësaj përpjekjeje.

Fakti që populistët në Shqipëri janë të ngjyrave të ndryshme e ka bërë edhe më interesante skenën ku ata veprojnë dhe garën me gjasë më shumë mes tyre për të marrë në prehër të pakënaqurit dhe gërryer partitë e vjetra nga vota të deri dje ithtarëve të bërë pesimistë prej mos avancimit apo problemeve ekonomike e sociale.

Por populistët luajnë në terren të minuar. Partitë e vjetra nuk janë më pak populiste në retorikë, ato vetëm mund të jenë më pak të besueshme për shkak të viteve në qeverisje, por nga ana tjetër edhe më të guximshme për të shitur projekte togfjalësha si “shëndetësia falas”, që kryeministri vijon të premtojë duke nxitur edhe të tjerë ta rimarrin si tezë të tyre. Të ngjashme po ashtu edhe thirrjet për anulime e prishje kontratash e ligjesh për të cilat flet lideri i opozitës, pa vrarë mendjen për sigurinë juridike,” shkruan editori i revistës, Vladimir Karaj në editorialin e radhës.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Zgjedhjet e qershorit, populizëm vs reformizëm

Shkruar Nga
More from revista mapo

Vera e Ilir Metës: ‘gusht e gunë’ apo përgatitje për 1 prillin tjetër?

Nga Alfred Lela 11 gushti do të jetë ‘shpresa e fundit’ e...
Read More