Revista ‘Mother Jones’: Nuk kemi marrë financime nga Soros (dhe një sqarim për NY Times)

 


Revista amerikane, Mother Jones reagoi pas komenteve të Partisë Demokratike, që shkruan se investigimi i saj është një shpifje e qëllimshme.

Revista thekson se pavarësisht komenteve të PD, të dhënat e regjistruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, theksojnë se kompania Biniatta Trade e ka paguar lobistin Nick Muzin që të punojë për Partinë Demokratike.

Revista u përgjigjet edhe komenteve të ardhura nga media pranë PD, se kjo revistë ka marrë 1.16 milionë dollarë donacione nga miliarderi George Soros.

Sipas revistës, ata nuk kanë marrë prej kohësh mbështetje nga Soros, por edhe kur kanë marrë, shuma kanë qenë më e vogël.

Revista thekson se deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka akuzuar se revista është e majtë pasi e merr emrin nga Mary Harris Jones, një lidere e lëvizjes së punëtorëve në SHBA.

Gazeta pasqyron pa asnjë koment edhe reagimin e ambasadës ruse në Shqipëri, që e quan këtë shkrim një fushatë të ndyrë kundër Rusisë nga media perëndimore.

Ndërkohë në Shqipëri, disa media të majta kanë theksuar se edhe gazeta e njohur “NY Times” ka vazhduar investigimin për këtë çështje.

Në fakt bëhet fjalë vetëm për një raportim të thatë për këtë çështje nga Associated Press, që është pasqyruar nga gazeta amerikane.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 4 maj

  Dashi Kjo e premte do të shkëlqejë si në dashuri edhe...
Read More