‘Revolta e Spaçit’, Meta: Çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz

 Trajtim i të kaluarës me transparencë e drejtësi.

Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në përkujtimin e 45-vjetorit të revoltës në burgun e Spaçit.

“Trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri i të vërtetave historike merr rëndësi të veçantë. Historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës tonë evropiane të Shqipërisë. Trajtimi i të kaluarës me transparencë e drejtësi, rehabilitimi, integrimi dhe dëmshpërblimi i plotë i të përndjekurve politikë”, tha Meta.

Ai vlerësoi revoltën e 45 viteve më parë, duke thënë se heronjtë e Spaçit sakrifikuan jetën në emër të lirisë dhe së vërtetës.

“Në kujtesën e kombit do të jenë shembull i vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen, përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për gjithë politikën dhe shoqërinë tonë”, vijoi ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Alketa zbulon kush e shoqëron në “aventurën afrikane”!

  Prej ditësh moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet në Afrikë. Herë pas here...
Read More