Rezultati i autopsisë për vdekjen e Adelës

Banorja e Big Brother dhe gazetarja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në moshën 31-vjeçare. Xhamani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia dha versionin e parë ku shkruante se Adelajda vuante nga epilepsia.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, shkruhej në njoftimin e policisë.

Mirëpo sipas rezultatit të autopsisë Xhamani nuk vuante nga epilepsia dhe këtë e kanë mohuar edhe familjarët, s. Në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune.

Sipas “Fax News” hera e fundit kur Xhamani kishte shfaqur ç’rregullime shëndetësore ishte 2 vite më parë kur kishte humbur ekuilibrin, rast për të cilin ajo kishte bërë analizat edhe jashtë vendit, por nuk kishte gjetur arsyen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Emergjencat Civile japin alarmin: Gjatë 24 orëve 16 vatra të reja zjarri

Emergjenca Civile bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në...
Read More