Rikard Ljarja: Jam nga pak në çdo personazh të romanit

Është promovuar në mjediset e UET, libri i katërt i aktorit Rikard Ljarja; shqetësimet, koha e tij, koha e shqiptarëve në tre epoka gjatë komunizmit dhe pas tij, përmes një personazhi emblemë si Josifi. Ky është libri i parë që promovon, ndërsa shënon tre romane të shkruar pas ’90-ës, duke marrë më shumë famën nga kinemaja, edhe pse ka qenë autor skenaresh dhe regjisor.

Aktori Rikard Ljarja vjen me librin e katërt të shkruar pas viteve ’90-të, me romanin “Josifipedia”, të botuar nga Mapo Editions. Dje, në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës mes miqve, shkrimtarëve dhe studiuesve aktori ka prezantuar romanin e ri, duke iu bashkuar kolanës Mapo Edition tashmë si një zë dinjitoz për mënyrën e shkrimit.

“Aktori është një zë dinjitoz për mënyrën e shkrimit, një personalitet në historinë e kinemasë shqiptare i cili shfaq një anë tjetër anë të panjohur të tij. Në fakt ai është i panjohur për lexuesit dhe njerëzit e kinemasë, pasi miqtë e afërt e dijnë shumë mirë që ai ka pasur një lidhje të hershme me letërsinë, pasi filmat e tij, kanë si autor vetë Rikardin”, ka thënë Alda Bardhyli, drejtoresha e Mapo Editions. Me këtë roman, Ljarja sjell portretin, e një djaloshi të ri, duke krijuar ngjarjen e rrëfimit në tri kohë të Shqipërisë para, gjatë dhe pas komunizmit.

“Një histori që vjen rrugëtimit të personazhit kryesor, Josifit një djalosh që dallohej në fshat për të qarën ndryshe, por edhe për të menduarit ndryshe. Ky libër sjell një trazim të shoqërisë sonë, por prek edhe një temë të ndjeshëm, shumë pak të trajtuar, siç ishte asgjesimi që komunizmi i bëri fesë.”, tha Bardhyli.

Për prozën dhe raportin e Rikadrit mbi letërsinë, Ylljet Aliçkaj shprehet se “Rikardi është mik im i cili ka hyrë tashmë në radhën e letërsië , ndonëse romane ka filluar të shkruajë vonë.

Rikardi është dalluar gjithmonë, në miqësinë tonë kush e ka njohur, aftësia e tij rrëfimtare. Edhe pa shkruar ishte kënaqësi të dëgjojë histori nga Rikardi, histori locale. Ai është nga veriu por e ruan identitetin të zonës nga vjen, të një shtrese të kultivuar intelektualë të Shkodrës. Rikardi po dëshmon se vërtetë ka hyrë në aradhën e shkrimtarëve profesionistë, me romanin e katërt.

Rikardi ka qenë ikona e kinemasë shqiptare, dhe ëshët nder për një vend si Shqipëria që ky hyn në maja qoftë si aktor, qoftë dhe si regjisor dhe skenarist. Por, po të lexosh librat e tij, në fillim ke skepticizmin e natyrshëm që po vjen nga kjo famë, dhe përfiton nga ajo, por jo. Ai është shkrimtar spontan, nganjëherë gati në absurd me tema fshati të thjeshta, ndonjëherë me metafora dhe ndonjë mesazh universal . Është shpesh herë shumë naiv, shpeshherë abstrakt.

Rikardi lë gjëra pezull për lexuesin, për të nxjerrë konkluzionine tij. Nuk bëhet moralist. Më tepër është moralist kur flet me të. Në letërsi është spontan, gati gati neutral për të dhënë ngjarjet. Lajtmotivi i jetës së tij, mesa shikoj do të jetë letërsia dhe duket se është burim i pashtershëm për të rrëfyer”.

Si gjithmonë racional në natyrën e tij, Ljarja ka folur shkurt, duke thënë se gjithçka ka dashur të tregojë është në libër, përmes tij. Aty mund të gjeni nga pak, në të gjithë personazhet, vetë shkrimtarin. Ndërsa u shpreh: “Jam përpjek që gjithçka ta them, të flas përmes librit. Ky është i pari promovim që bëj, duke falenderuar pa masë Mapo Editions, si dhe fondacionin Mapo. Libri im i parë ka qenë “Në një humbëtirë këtej rrotull”, i dyti “Kohë Qensh”, i treti “Kronikë bardhë e zi””

Shkruar Nga
More from Redaksia

Samiti i Triestes: 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt!

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një...
Read More