Rike Roçi rrëfen ndarjen nga DJ i njohur, por edhe për lidhjen e saj të re

Kohë më parë mediat shkruajtën se ish-konkurentja e Big Brother i ka dhënë fund lidhjes së saj me Dj italian, Luca dhe mesa duket kjo nuk e ka ulur moralin e Rikes.

Në një intervistë për programin “Pasditja ime”, të gazetarit Eraldo Rexho, Rikja ka treguar se ajo e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe është duke jetuar një marrëdhënie të re.

“Jam e dashuruar dhe e lumtur kaq mund të them për momentin”, ka thënë vajza seksi.

E pyetur nga Rexho nëse partneri i saj është italian apo shqiptar, Rike Roci ka thënë se nuk preferon të tregojë më shumë për publikun.

Së fundmi, ashtu siç është zbuluar për publikun Rikja do të marrë pjesë në spektaklin ”Dance With the Stars”

Shkruar Nga
More from Revista User

Jingle Bella! Modelja mahnit me pamjen festive në Londër

Ditë më parë ajo ishte në Dubai për hapjen e hotelit Bvlgari,...
Read More