Rikonstruksioni i rrugëve të Elbasanit, vështirësi për lëvizjen e qytetarëve

rikonstruktohen-rruget-ne-kalane-e-elbasanit9

Punimet për rikonstruksionin e rrugëve në 18 zonat e qytetit të Elbasanit po vijojnë me ritme të ngadalëta.

Në qytetin e Elbasanit aktualisht është duke u punuar pranë rrugës së Blinave, rrugës Rinia, rrugës pranë Stacionit të Trenit, ashtu sikurse ka edhe në rrugë dytësore të qytetit. Por, shqetësim për qytetarët e Elbasanit mbetet vetëm vonesa e këtyre punimeve.

Vetë qytetarët e Elbasanit kërkojnë që punimet të mbyllen sa më shpejt, pasi thonë se kanë vështirësi në qarkullim. Problem përbën dhe për bizneset e vendosur përgjatë rrugëve ku po ndërhyhet.

Banorë: Kanë filluar me një rrugë, me një rrugë tjetër dhe përfundimi, kohëzgjatja.

-Varet psh po ti krahasosh, në atë krahun ajo rruga me këtë rrugën, kjo ka më tepër punë sesa ajo atje. Varet nga procedura e punimeve, nga volumet e punës. Logjike që shoferët pengohen me këtë rast, por ama më vonë do rregullohet gjithcka. Prandaj po bëhen këto.

-Problemi është këtu, së gjithcka që bëhet shpresojmë që të bëhet për mirë ajo s’diskutohet. Kurse anët e tjera i dimë problemet.”

Bashkia e Elbasanit, shpjegon se rikonstruksioni i 18 rrugëve me vlerë 4 milionë euro janë pjesë e rilindjes urbane, dhe procesi pritet të përmbyllet brenda 1 muaji. Si shkak për vonesat bashkia thotë se janë mungesat e mjeteve dhe punimet paralelisht në disa fronte.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, 27 gusht 2017

Dashi Kjo ditë premton të jetë e suksesshme. Ajo do të karakterizohet...
Read More