Rikonstruktohen 16 banesa të komunitetit egjiptian në Librazhd

Gjashtëmbëdhjetë familje, banesat e të cilëve ishin në gjendje të rënduar përfituan nga projekti i rikonstruksionit të shtëpive të komunitetit egjiptian në Librazhd. Punimet i inspektoi deputeti i PS, Taulan Balla, bashkë me kryetarin e bashkisë Kastrit Gurra. Sipas Ballës projekti do të vazhdojë edhe në vazhdim.

Balla: Sot janë në proces rikonstruksioni 16 shtëpi. Unë jam shumë i sigurtë që siç po afrojnë festat e fundvitit, të gjitha këto familje të komunitetit shumë të respektuar egjiptian të Librazhdit do të kenë mundësi që festën e Vitit të Ri ta bëjnë në kushte normale.

Për kryetarin e bashkisë, kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra, e gjithë puna që është bërë në Librazhd këto dy vite nuk do të kishte asnjë vlerë pa këtë projekt që i vjen në ndihmë një shtrese që vërtet ka nevojë.

Gurra: Ky është një projekt që bëhet për herë të parë në Bashkinë Librazhd dhe më vjen shumë mirë që përfitues janë komuniteti egjiptian. Ky program është i shpërndarë në të gjithë territorin e Bashkisë Librazhd. Faza e parë përfshin 16 familje, por ne ndërkohë kemi bërë gati edhe familjet e tjera që kanë nevojë. Do ishte e pamundur që ky proces të ndodhte nëse nuk do të kishte përfunduar procesi i legalizimit

Vetë banorët kanë shprehur mirënjohjen për këtë investim duke treguar gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin dhe pamundësinë për t’i riparuar vetë shtëpitë e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

IS merr përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Irak

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetërasëse ndaj disa...
Read More