Rikthehen Destiny’s Child?

Fansat janë duke menduar se “Destiny’s Child” do të ribashkohen vitin e ardhshëm në Festivalin e Muzikës “Coachella 2018”.

Beyonce do të jetë njëra nga prezantueset e festivalit të ardhshëm i cili do të mbahet në Kaliforni. Ajo anuloi atë të vitit 2017 pasi ishte shtatzënë me binjakë.

Më parë këtë muaj, një nga anëtarët kryesore të grupit, LaTavia Roberson, bëri në një cicërimë në të cilën thoshte: “Kam shumë për t’ju treguar. Ajo që më lejohet të them është, kurrë nuk i dihet”.

Ish-anëtarja e grupit LeToya Luckett gjithashtu ka postuar një fotografi të grupit të kthyer prapa në kohë në tetor.

Fansat tani mendojnë se Beyonce, Michelle Williams, Kelly Rowland dhe ish-anëtarët do të ribashkohen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Paralajmërohet sulm i madh në Lindjen e Mesme

Irani ka paralajmëruar Pakistanin se do të sulmojë bazën e militantëve brenda...
Read More