Rikthehet kriza PS-LSI



Edi Rama dhe Ilir MetaNë një kohë kur kryetari i LSI, Ilir Meta ndodhet në Uashington dhe në Tiranë kanë nisur spekulimet se cili do jetë pozicioni i forcës së tij politikë në zgjedhjet që pritet të zhvillohen pas thuajse një vit, duket se kriza mes PS dhe LSI është rikthyer.

Një deputet i LSI i kërkoi kryeministrit Edi Rama të kërkojë falje për kandidaturën e Shukri Xhelilit si kryebashkiak i Dibrës.

Një tjetër fushë beteje duket se është ajo se pranë cilës forcë politike është më shumë Klement Balili, i etiketuar si Eskobari i Ballkanit.

Ndërsa një pikë tjetër përplasje mes aleatëve ka lidhje me aksidentin e para disa ditëve në Kavajë.

Mediat kanë raportuar se pika e karburantit, e cila u bë shkak që barrierat e rrugës të ishin të hapura, duke sjellë aksidentin, ishte në pronësi të Pilo Kërit, babai i Krislen Kërit, shefit aktual të kabinetit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Kurse Top Channel raporton se kompania që kishte në pronësi karburantin, kishte marrë me tender edhe mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Si për të shtuar akoma benzinë në zjarr, ditën kur ka nisur mbyllja e kësaj hapësire, deputeti socialist, Erion Vraçe shkruan se “po mbyllet hapësira e krimit, e lënë e tillë nga një interes privat mbështetur në rrugë korruptive!”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ballkani Perëndimor dhe rruga e tij evropiane

Nga Dimitris Avramopoulos* Gjatë dy viteve të fundit, migrimi i paprecedent dhe...
Read More