Rikthehet teoria konspirative: Avril Lavigne ka vdekur në vitin 2003, ajo që paraqitet si këngëtarja quhet Melissa Vandella

Teoria konspirative, sipas të cilës, këngëtarja Avril Lavigne ka vdekur – është rikthyer në media dhe në rrjetet sociale në 15 vjetorin e publikimit të hitit të saj, “Complicated”.

 

Avril Lavigne 1

Picture 1 of 6

Në bazë të këtyre pohimeve, kanadezja ka bërë vetëvrasje në vitin 2003, menjëherë pas vdekjes së gjyshit të saj.

Mirëpo, duke qenë në kulmin e karrierës së saj, kompania incizuese e Lavigne ka angazhuar një femër që ngjante me të, me emrin Melissa Vandella, për ta zëvendësuar

Sipas këtyre dhënave, edhe gjatë kohës sa Avril ka qenë gjallë, Vandella ishte angazhuar që të pozonte për fotografët.

Kjo teori është shfaqur disa herë në media në vitet e fundit, ndërsa si shkak i vdekjes është përmendur edhe një aksident gjatë skijimit.

Ata që e mbështesin këtë teori bazohen në ndryshimet në lëkurën e këngëtares, vijat e nofullës, këndet e syve, stilin e modës, si edhe shkrimin e dorës. Po ashtu, si “fakt” e përmendin edhe një fotografi promovuese me ç’rast në dorën e këngëtares shkruante ‘Melissa’.

Sido që të jetë, zyrtarisht mbetet që Avril Lavigne është gjallë dhe është po e njëjta këngëtare, dhe thuhet se kjo teori është një prej mashtrimeve të radhës që përhapen në internet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqia nuk përfill paralajmërimet e Amerikës

Turqia ka anashkaluar një paralajmërim të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo...
Read More