Rimëkëmbja ekonomike = (Politika fiskale + Politika monetare) x Stabilitet politik

Nga Eduart Gjokutaj

Qeveria duhet të jetë e lirshme që të zbatojë politikën e saj kombëtare të zhvillimit ekonomik duke zgjedhur ato instrumente që duhet të përdorë për të arritur që të minimizojë risqet nga ndikimet e jashtme. Ndërkohë edhe pse tregu shqiptar nuk ka karakteristikat e tregjeve të strukturuara, shikohet se ka sinjale nga tregu konsumator për vendnumëro në deflacion. Kjo është një arsye tjetër, pse politikat aktuale duhet të jenë nën një qasje rrënjësisht ndryshe për të krijuar kushtet për rimëkëmbjen e gjerë dhe të fortë ekonomike.

Financimi i hapur monetar (FHM) ofron përgjigjen më efektive për qasjen ndryshe të politikës monetare dhe fiskale në përgjigje të situatës së parashikuar për një rritje ekonomike poshtë nivelit që ekonomia konsiderohet se ka hyrë në një rritje të qëndrueshme.

Financimi i Hapur Monetar, apo ajo që ekonomistët e quajnë shkurt ‘printim i parasë’, është referimi te procesi, ku banka qendrore shton disa numra në llogarinë bankare të Thesarit që të përputhen me planet e saj të shpenzimeve dhe në këmbim jepen bonot e thesarit me një vlerë ekuivalente.
Në vend të shitjes së borxhit te sektori privat, thesari thjesht ia shet atë bankës qendrore, e cila më pas krijon fonde të reja në këmbim të tyre.

Në zbatimin e saj sipas teorisë moderne monetare, Banka qendrore nuk ka nevojë të kompensohet me asete (borxhin e qeverisë) duke pasur parasysh se ajo e krijon monedhën. Pra, shkëmbimi i borxhit publik për kreditimin e llogarive të thesarit është në thelb vetëm një regjistrim kontabiliteti. Në praktikë, Banka qendrore do të blejë borxhin e qeverisë në këmbim të një kredie me zero interes për të njëjtën shumë. Kredia do të qëndrojë një kohë të pacaktuar në libra e Bankës Qendrore dhe kurrë nuk do të paguhet.

FHM arrin të bashkojë bankën qendrore dhe funksionet e thesarit në një kornizë koherente ku banka qendrore thjesht krediton llogaritë e bankave private në emër të qeverisë për të treguar iniciativat për shpenzime të qeverise të zbatuara nga Thesari.

Në vend që qeveria të ulë taksat dhe në këtë mënyrë rrit deficitin buxhetor dhe borxhin publik, me hedhjen e parasë së re kjo nuk do të ndodhë. Ndërkaq Banka do të influencojë dhe monitorojë tregun për të ruajtur objektivat për inflacionin, duke qenë më aktive me shitjen dhe blerjen e aseteve financiare dhe të tjera të ngjashme. Në këtë mënyrë, ajo do të menaxhojë në mënyrë më interaktive borxhin publik të qeverisë.

FHM e mbështetur ne politikën e monetizimit të borxhit nuk duhet të ketë qëllim të saj të drejtpërdrejtë mbështetjen e aktivitetit ekonomik pasi ne vetvete ajo është një formë e “helicopter money” për sektorin publik.

Nga përvoja e Bashkimit Europian, në zbatimin e lehtësimit sasior tani është e qartë se një mbështetje që bazohet vetëm në politikën monetare për të zgjidhur krizën është e dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë nëse nuk ndërthuret edhe me politiken fiskale dhe reformat strukturore. Ndërsa është politika fiskale ajo e cila e detyruar nga mania e kursimit do të kundërveproje në një mënyrë pro-ciklike karshi politikës së kreditimit të borxhit.

Nga ndërveprimi midis dy politikave të Bankës Qendrore me atë të qeverisë ka një ndikim edhe në politikën fiskale, e cila është zakonisht përgjegjësi e qeverisë, por edhe te Banka qendrore e cila duhet të korrigjojë momente të menaxhimit të bankës që kane lidhje me zbatimin e politikës monetare dhe kreditimin e biznesit dhe qarkullimit të parasë në ekonomi.

Financimi i Hapur Monetar i sugjeruar nga qeveria duhet të vazhdojë deri në momentin që ndihet se rritja ekonomike ka arritur të shfrytëzoje me kapacitet të plotë burimet.

Nëse politika fiskale nuk kuptohet qartësisht nga politika monetare, atëherë politikat e institucioneve, që duhet të koordinohen mes njëra–tjetrës mund të gjenden në pozita keqkuptimi, dhe rëndësia e veprimeve të përbashkëta mund të humbasë rëndësinë e vet.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dritan Demiraj flet pas doktoraturës në UET: Së shpejti kthehem në luftimet në terren

Ai është një nga njerëzit më të vlerësuar dhe më të nderuar...
Read More