Rinisin përsëri evakuimet në Aleppo

b134da53-3b98-4ae4-821f-10a0bf970400-cx0-cy10-cw0-w987-r1-s-r1_1481874897-107551

Zhvendosja e banorëve të bllokuar në lindjen e Alepos mori një tjetër goditje të dielën, pasi rebelët që kundërshtojnë marrëveshjen i vunë zjarrin autobusëve të dërguar në qytetin sirian për këtë qëllim. Megjithatë, evakuimet duket se kanë rinisur.

Autobusë e autoambulanca janë parë të dalin nga pjesët e Alepos që kontrollohen prej kundërshtarëve të regjimit. Të paktën 350 vetë raportohet të jenë larguar prej andej në valën e dytë të evakuimeve e i janë drejtuar territoreve të kontrolluara nga qeveria.

Me mijëra vetë presin në kushte të mjerueshme t’ iu krijohet e njëjta mundësi. Rusia, ashtu siç pritej, e kundërshtoi planin francez për të dërguar vëzhgues të OKB-së në lindje të Alepos. Megjithatë, Këshilli i Sigurimit duket se ka arritur një kompromis për nisjen e monitoruesve pas konsultimit me palët e interesuara, që do të thotë se, teorikisht, ata mund të refuzohen nga ushtarët apo milicia në terren.

Zyrtarë të lartë të OKB-së sqarojnë se e kanë kërkuar vazhdimisht lejen e qeverisë siriane për të qenë të pranishëm gjatë procesit të evakuimit, por regjimi hesht.

Shkruar Nga
More from Revista User

I duhet mashkulli femrës, apo femra mashkullit?

Marrëdhëniet e mashkullit dhe femrës me vite të tëra studiohen. Femrat janë...
Read More