Rio do të presë 3 milionë turistë për Vitin e Ri në Kopakabana

Bashkia e Rio de Zhaneiros njoftoi sot se shpreson një publik rekord prej 3 milionë persona në plazhin e Kopakabanës për festimet e Vitit të Ri, pavarësisht problemeve të sigurisë që prekin kryeqytetin turistik të Brazilit.

Gjatë viteve të mëparshme, publiku ka arritur deri në dy milionë persona që morën pjesë në ceremoninë e fishekzjarreve, praktikisht të gjithë të veshur me të bardha, siç e do tradita.

“Ne duam të pasqyrojmë imazhin më të mirë të mundshëm në botë. Ne besojmë efektivisht se do të ketë rreth tre milionë persona”, deklaroi Marcelo Alves, drejtuesi i agjencisë bashkiake të turizmit Riotur, gjatë një konference shtypi.

Bashkia njoftoi sot se 1032 policë bashkiakë do të jenë në gatishmëri në plazhin e Kopakabanës.

Qeveria e Shtetit të Rio njoftoi në fillim të javës se pushimet e 2000 policëve ushtarakë u anuluan për të forcuar masat e sigurisë për festat e fundvitit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbush sot 85 vjeç, Tinka Kurti rrëfen: Ja çfarë kam lënë amanet…

Përvjetorin e 85-të Tinka Kurti e feston në Shkodrën e saj të...
Read More