Rio pa karnavale?

Rio de Janeiro pa karnavale? E pamundur! Por aktualisht bashkia e qytetit dhe karnavalistët kanë shumë mosmarrëveshje mes vete. Kryetari i bashkisë në Rio Marcelo Crivella ka bërë të ditur se do të përgjysmojë mbështetjen e karnavaleve. Vetëm 12 milionë Realë (rreth 3,3 milionë Euro) do të ndajë për 12 shkollat më të mëdha të vallëzimit Samba.

karnavale 1

Picture 1 of 3

Njëkohësisht bashkia ka kumtuar se shoqëritë e karnavalistëve do të financohen edhe nga arka e turizmit. Por shoqata e 12 shkollave më të njohura të vallëzimit LIESA ka kumtuar se karnavalet mund të mbahen edhe pa to – nëse nuk ka financa të mjaftueshme.

Një marrëveshje e dyfishtë

Crivella thotë se më shumë para do të invesohen në kopështe për fëmijë. Gazeta ditore “O Globo” shkruan se për këto qëllime do të dyfishohen paratë. Ndërsa shkollat e vallëzimeve samba paralajmërojnë se dëmet nga dështimi i karnavaleve në vitin 2018 mund të jenë shumë më të larta se 12 milionë Realë.

Edhe 70 shkollat më të vogla të samba-s ankohen për mungesë financash. Deri tani është paguar vetëm 80% e buxhetit të tyre. Përgatitjet aktualisht nuk po zhvillohen. Edhe në vitet e kaluara karnavalisët kanë pasur një buxhet më të ulët. Qyteti Rio de Janeiro e ka shkurtuar në vitin 2016 buxhetin për gjashtë milionë Realë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Por karnavalet e vitit 2017 u realizuan me sukses. Gjashtë milionë njerëz kanë vizituar qytetin në këtë kohë – ndër ta më shumë se një milionë turistë të huaj. Qarkullimi ka qenë rreth tre miliardë Realë.

Feja si problem

Nuk janë të reja dyshimet se kryetari i bashkisë ka hezitime ndaj karnavaleve për shkaqe fetare. Crivella është një peshkop i “Igreja Universal do Reino de Deus” (IURD), një kishë me influencë në Rio de Janeiro. Kjo kishë kërkon një jetë modeste për anëtarët e saj, që nuk përputhet me jetën e karnavaleve. Kishat e lira janë shndërruar përmes donacioneve në vlerë prej miliarda Realë në një faktor shumë të fuqishëm. IURD drejton edhe televizionin e dytë më të fuqishëm në Brazil, ndërsa themeluesi i tij Edir Macedo llogaritet në listën e Forbes për vitin 2017 ndër 46 miliarderët e Brazilit.

Ndërkohë çdo i pesti brazilianë është pjesë e kësaj kishe, e cila është forcuar shumë dhe merret edhe me çështje politike. Përfaqësueit e saj janë futur edhe në kuvendet komunale, të landeve apo dhe parlamentin federal. Marcelo Crivella është evangjelisti i parë që ka fituar ndonjë post të rëndësishëm në Brazil, me zgjedhjet në postin e kretarit të bashkisë në Rio. Ai i ka fituar 60% të votave ne qytetin e dytë më të madh në vend.

Crivella dhe karnavalet

Ndërkohë po shtohen dyshimet se Crivella po u përmbahet dëshirave të zgjedhësve të tij. Banorët e Rios kanë qenë të dëshpëruar kur ai vitin e kaluar nuk u paraqit fare në hapjen e karnavaleve. “Një ofendim për të gjithë banorët”, u tha, “sepse kjo është një ceremoni tradicionale, pavarësisht nëse dikush i do apo jo karnavalet.”

Analistët kanë frikë nga influenca politike dhe motive ideologjike në karnavale. Crivella akuzohet për shkeljen e premtimeve të dikurshme, sepse ai kishte premtuar mbështetjen e shkollave samba, të paktën në nivelin e vitit të kaluar. Në shkolla ende shpresojnë se do të shtohen financat, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonokike në vend.

Shkruar Nga
More from Revista User

Leo Gjugja nga Kosova shpallet Mister Gjermania 2017

Mashkulli më i pashëm në Mister Gjermania është shpallur Leo Gjugja, i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.