Rita Ora kryeson listën e këngëve më të dëgjuara në Britaninë e Madhe

Rita Ora është pa dyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Këngëtarja shqiptare ka arritur të korrë një famë botërore.

Për të dytën javë rresht ajo është duke prirë në listën e këngëve më të dëgjuara të momentit në Britaninë e Madhe.

Kënga “Anywhere” po udhëheq listën e 20 këngëve të reja me ndikim në Britani të Madhe. Fillimisht ndodhej në pozitën e 20-të të top-këngëve, ndërsa tani është në vendin e 11.

Këtë të premte, ajo pritet të hyjë në 7 këngët më të dëgjuara.

Gjithashtu, Rita Ora renditet në vendin e pestë këtë javë edhe me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me Aviciin.

Ndërkohë që këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa është pozicionuar në vend të shtatëmbëdhjetë me këngën “New Rules”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lionel Messi bëhet baba për herë të tretë

  Lionel Messi nuk u grumbullua nga Barcelona ditën e shtunë për...
Read More