Rita Ora: “Mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët!”

Ylli i Pop-it Rita Ora, e vendosur në vendin e parë të klasifikimeve muzikore me singëllin e saj të fundit “Anywhere” na bën gjithmonë e më shumë të ndihemi krenarë jo vetëm për arritjet e saj, por edhe për faktin se e përmend kudo origjinën e saj shqiptare.

2-1

Picture 1 of 3

Rita zbuloi përmes rrjeteve sociale, se përveçse është e nominuar në ceremoninë e “MTV European Music Awards” në 12 nëntor në “Wembley Arena”, do të jetë edhe prezantuesja e këtij spektakli të rëndësishëm muzikor.

Këngëtarja mezi po e pret këtë eksperiencë të cilësuar si argëtuese dhe pikërisht për të ka folur në “Corriere Della Sera”. “Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se pret që ta shijojë këtë moment të rëndësishëm të karrierës, ku edhe do të performojë live në skenë! Mezi po e presim edhe ne ta shohim Ritën të dielën si një prezantuese mjaft simpatike në këtë event muzikor!

Deklarata e saj nuk është e papritur, ajo nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare! Po ju, e votuat këngëtaren tuaj të preferuar në MTV EMA?

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 16 Korrik 2017

Dashi Humori juaj do të jetë i lartë pavarësisht zënkave dhe tensioneve...
Read More