Rita Ora prezanton MTV EMA 2017, Bebe Rexha ka dy fjalë për të

Mbrëmjen e sotme do të mbahen çmimet MTV EMA 2017, në Londër, me as më pak, e as më shumë, se sa artisten me origjinë shqiptare Rita Ora si prezantuese të eventit.

Rita e konsideron nder shumë të madh për të këtë rol që i dhanë, dhe është paraqitur në një intervistë mbi këtë temë, mbajtur në rrotën gjigande “London’s Eye”.

Intervistuesja Becca Dudley i bën një surprizë me një video nga Bebe Rexha, bashkëkombëse e Rita Oras, si dhe prezantuese e MTV EMA 2016.

Bebe e uron Ritan për projektin e saj, dhe i jep disa këshilla mbi këtë eksperiencë. Së pari, ajo e paralajmëron me humor Ritan të ruhet në mbrapaskenë, sepse ka shumë objekte skene ku ajo mund të godasë veten.

Shkruar Nga
More from Revista User

Intervista e fundit e Adelës si gazetare

Ataku në zemër i mori jetën mëngjesin e kësaj të diele gazetares...
Read More