Rita Ora rrëmben vëmendjen e të gjithëve në Met Gala 2018, por e ndjekin edhe akuzat….Pas dyshimeve për lidhjen me Jay Z, Rita akuzohet se kopjon Beyonce-n

 
      

Të hënën në mbrëmje yjet botërore parakaluan në tapetin e mbrëmjes së njohur të modës “Met Gala”, që po mbahet në New York.

Parakalimi i Rita Orës në këtë tapet është përcjellë me shumë brohoritje e fotografi nga fansat dhe fotografët e pranishëm.

Rita Ora edhe kësaj herë ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Me një fustan të errët, e me aksesorë që bëjnë pamje e saj edhe me shndritëse.

Ky është viti i gjashtë që këngëtarja nga Kosova prezantohet në këtë mbrëmje.

Ajo muaj më parë ka lansuar linjën e saj të modës, ndërsa gjatë karrierës së saj ka prezantuar edhe shumë brende të njohura botërore. 

 

Ndërkohë këto ditë Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat se kënga e Beyonce, ku fliste për tradhtinë e Jay Z, i ishte dedikuar asaj.

Beyonce e përshkruante vajzën me të cilën e kishte tradhtuar bashkëshorti, si “Becky me flokë të bukur”.

 

Rita nuk i pranoi këto akuza duke bërë edhe shaka se flokët e saj janë zgjatime dhe nuk i ka të sajat.

Por detaji që nxiti diskutime ishte paraqitja e Ritës në “Met Gala”, ku shumë e krahasuan pamjen e saj me atë të Beyonce.

Kurora që Rita mbante ishte e ngjashme me atë të Beyonce në “Grammy Awards 2017”.

“Parukieri im e bëri kurorën për tre ditë, e bëri vetë.

Unë e vendosa në minutën e fundit”, -është shprehur këngëtarja. E frymëzuar nga Beyonce apo jo, Rita dukej si një perëndeshë me atë kurorë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hapja e dosjeve të Sigurimit, deputetët e rinj refuzuan verifikimin

Flet Skënder Vrioni, Përgjegjës i Sektorit të Kërkesave për Informim nga Institucionet:...
Read More
CLOSE
CLOSE