Rita Ora shkëlqen në Paris, stërmbushet arena Elysee Montmartre për të, shikoni videon

Rita Ora ka rinisur turneun e saj botërore, “Girls Tour”.

Bukuroshja nga Prishtina ka qëndruar në Paris, ku aty është befasuar nga pritja e mrekullueshme.

Rita u shfaq më bukur se kurrë në këtë performancë, duke shfaqur shijen e saj të pakontestueshme të modës.

Këngëtarja shqiptare konsiderohet një prej yjeve më të mëdha botërore dhe këtë status e konfirmoi me të drejtë.

Por kjo nuk e largon nga atë familja, pasi i uroi tezes së saj, Amantina Tolaj, ditëlindjen drejtpërdrejt në skenë.

Rita Ora vazhdon turneun sonte mbrëma në Dusseldorf të Gjermanisë ku natyrisht se do të ketë edhe shumë shqiptarë nga diaspora në përkrahje të yllit tonë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sherr mes këngëtareve të njohura: Pse është kaq e dhunshme muzika hip-hop?

  Tayna apo Rina? Besoj e keni dëgjuar këtë ‘përplasje’ në distancë...
Read More