Ritkthehen hajdutët e makinave, arrestohet një 41 vjeçar

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të aksesorëve të automjeteve në Tiranë. Artur Karma, banues në Tiranë dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve të ndryshme në një gomisteri në bulevardin “Bajram Curri”, në pronësi të shtetasit me iniciale G.R., 29 vjeç.

“Gjithashtu në bazë të hetimeve rezulton se Karma dyshohet edhe si autor i dy ngjarjeve të tjera. Në njoftimin e policisë thuhet se , më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases me iniciale. A.B., 27-vjeçe dhe më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit me iniciale A.B., 31 vjeç,”-raporton policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

E vërteta e errët pas buzëqeshjeve dhe kërcimit të koreanoverioreve

Mes sportistëve të bashkuar me Korenë e Jugut, Veriu komunist dërgoi në...
Read More