Rivali i Putin përfundon në burg, del jashtë garës presidenciale

t100_navalny

Lideri i opozitës ruse dhe një kritik i hapur i shefit të Kremlinit Putin, Alexei Navalny është shpallur fajtor nga një gjykatë ruse pasi akuzohet për shpërdorim fondesh.

Më kushte të tilla Navalny nuk do të mund të kanidojë të zgjedhjet presidenciale të cilat do të zhvillohen në 2018.

Në nëntor të vitit që lamë pas Gjykata e Lartë në Rusi hodhi poshtë vendimn e një gjykate për të dënuar ktritikun Navalny me 5 vite burgim.

Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkoi një gjykim të drejtë për aktivistin.

Vetë Navalny është shprehur se vendimi fillestar ishte i motivuar politikisht dhe një mënyrë për ta parandaluar që të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale ku do të ishte përballë presidentit Putin.

Kujtojmë se në gjyqin e zhvilluar në 2013 aktivisti u shpall fajtor duke u akuzuar se kish shpërdoruar një fond prej 16 milionë rubla nga Kompania shtetërore Kirovles ku ka punuar si këshilltar i guvernatorit Belykh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Femra, propozoni edhe ju!

Pse flasim për barazi gjinore kur në fakt femrat nuk sillen njëlloj...
Read More