Rivaliteti Veliaj-Tahiri bëhet temë edhe tek “The Economist”

Revista e njohur “The Economist” në rubrikën “Europe’s new go-to city” i ka kushtuar një shkrim kryeqytetit shqiptar, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te puna e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari e nis shkrimin me thirrjet ‘Lali Eri, Lali Eri’ të disa fëmijëve që shpejtojnë të takojnë kryebashkiakun teksa po inspekton punimet për rehabilitimin e ujërave të zeza në një zonë të kryeqytetit.

Pjesa më interesante e shkrimit është në fund, ku sipas ‘The Economist’, për Erion Veliajn konsiderohet si sukses shkatërrimi i karrierës së Saimir Tahirit, pasi ai ishte ‘sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste’.

Gazeta i referohet këtu hetimeve për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës.

‘The Economist’ e ka pyetur Veliajn nëse ai dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen.

Por kryebashkiaku është përgjigjur se ai po mendon vetëm për të fituar një mandat të dytë si kryetar bashkie në Tiranë.

“Tani ai nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij.

Një ish ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një kërkesë që ai e mohon.

Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste”, shkruan ‘The Economist’

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Shirli Valentina: Teatri i Olta Dakut dhe një grua për kuzhinën e burrave

Pas një sezoni artistik intensiv të shfaqjes së saj të fundit “Shirli...
Read More