Rizgjidhet President; Vladimir Putin drejt mandatit të katërt

 

Qëndrat e votimit janë mbyllur dhe exit poll-et e para, ashtu siç edhe parashikohej i japin Vladimir Putininit drejtimin e Rusisë edhe për gjashtë vite të tjera. Për të mësuar emrin e Presidentit të ri rus duket se nuk do të jetë nevoja e një balotazhi, pasi Putin, të paktën sipas exit poll-eve, pritet që të marrë mbi 70 për qind të votave.

Në garën për President, veç Vladimir Putin ishin edhe shtatë kandidatë të tjerë. Mes rivalëve të Putinit përfshihet milioneri komunist, Pavel Grudinin, ish-drejtuesja e një “reality show”, Ksenia Sobchak, si dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky.

Udhëheqësi kryesor i opozitës dhe konkurrenti më i fortë i Putinit, Alexei Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi në fuqi.

Navalny, i cili sheh aty përpjekjen për të eliminuar rivalin, ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e këtij viti ishin të parat që u zhvilluan në Krime, qëkur Rusia e aneksoi gadishullin nga Ukraina. Votimi përkon me përvjetorin e katërt të traktatit të nënshkruar nga Presidenti Putin, që e shpalli zyrtarisht Krimenë pjesë të Rusisë.

Kjo lëvizje u kontestuar ashpër nga Kievi dhe përshkallëzoi tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit. Si rezultat, rusët që jetojnë në Ukrainë nuk u lejuan të marrin pjesë në votim, me vendim të qeverisë së Kievit./TCH/ 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Casanova i vërtetë nuk ishte i apasionuar pas grave, por një përdhunues!

  Nga Amy Collier (Huffington Post) – Një muzeum do të hapet...
Read More