Robbie shfaqet sensacionale në Nju Jork

Margot Robbie duket sensacionale derisa shkon për të marrë pjesë në emisionin Good Morning America në Nju Jork.

Margot Robbie 1

Picture 1 of 3

Ajo u shfaq pa sytjena dhe e buzëqeshur gjatë pjesëmarrjes në emision sot në Nju Jork.

Aktorja australiane (27) ka siguruar veten se ka veshur rroba të duhura derisa arrin në studion Good Morning America.

Robbie së fundi është duke marrë pjesë në xhirimin e filmit të saj të fundit ‘Tonya,’ i cili ishte edhe arsyeja pse aktorja mori pjesë në emision.

Derisa po shkonte në studio, aktorja dukej mahnitëse me mini-fustan të firmës Givenchy që është prezantuar gjatë shout të modës për vitin 2018.

Në projektin e saj të fundit ajo luan rolin e Tonya Harding, e cila ishte përfshirë në sulmin e vitit 1994 kundër Nancy Kerrigan.

Për t’u përgatitur për rolin, ylli australian nuk ka dashur të takojë Nancyn e vërtetë në jetë, e cila është marrë me patinazh.

“Dua të mbaj distancë prej saj. E di se edhe nëse e takoj dhe e pëlqej, unë kurrë nuk do ta luaj këtë rol siç duhet”, ka pohuar aktorja.

E lindur dhe rritur në Gold Coast, Margot është kthyer në Australi, në dhjetor të vitit 2016 për t’u martuar me partnerin e saj anglez Tom Ackerley, me të cilin thuhet se është shtatzënë, gjë të cilën nuk e ka konfirmuar.

Ndryshe, filmi “Tonya” do të shfaqet në kinema më 8 dhjetor në SHBA dhe më 23 shkurt 2018 në Britaninë e Madhe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ghani thotë se nga sulmi me kamion-bombë ishin vrarë më se 150 vetë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se më se 150 vetë ishin...
Read More