Robert De Niro shpërthen kundër Trump në Tony Awards

Ai tronditi audiencën dhe shikuesit e shfaqjes së çmimeve kur ai arriti në skenë për të paraqitur një çmim për Bruce Springsteen, por në vend që të dorëzonte gongun, ai përdori momentin për një deklaratë politike të mbushur plot bindje.

“Unë vetëm kam një gjë për të thënë,” tha ai ndërsa mori podiumin. “F**k Trump”. Ndërsa të pranishmit brohorisnin, ai shtoi: “Nuk është më, poshtë Trump, është f**k Trump!”

Kanali CBS censuroi fjalët e tij, duke lënë shumë të pyesin se çfarë ai do të thoshte, por shikuesit e qartësuan misterin duke ngarkuar një video në Twitter.

Mbrëmja ishte organizuar nga Josh Groban dhe Sara Bareilles në Radio City Music Hall të Nju Jorkut.

Çmimi “Tony Awards” i Teatrit Amerikan Wing, organizohet që nga viti 1947, kur ky i fundit krijoi një program çmimesh për të festuar përsosmërinë në teatër.

/gazetaexpress/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zhduket ‘Despacito’, kënga më e klikuar në YouTube. Fshihet edhe Shakira, Selena e Taylor Swift

  Despacito, kënga më e shikuar ndonjëherë në Youtube është fshirë nga...
Read More