Robert Ndrenika: Jam për Teatër të ri. S’jam Jezu Krishti, por gojën e kam edhe për të folur…

Redaksia e gazetës “Koha Jonë” ka botuar sot një rubrikë në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar dhe një nga aktorët e parë të pyetur është pikërisht i madhi Robert Ndrenika.

Ai ka këmbëngulur në idenë se mbështet ndërtimin e një teatri të ri bashkëkohor dhe ka sqaruar se përgjigja e tij për këtë çështje mbetet po ajo që ka dhënë pak ditë më parë, duke shtuar për gazetën “Koha Jonë”: “Unë dua Teatër dhe jo Muzeum… por nëse kanë lekë le t’i bëjnë të dyja”.

Përgjigja e Robert Ndrenikës:

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???

Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR!!!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj sulmon Metën: Politika e mbrapshtë sabotoi projektin e Teatrit për 40 ditë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite një bashkëbisedim...
Read More