Robotët e dronët do të jenë ndërtuesit e së ardhmes

drone_robot_fly_5636_640x360

Avancimet në fushën e robotikës do të transformojnë një numër industrish në të ardhmen, mes tyre dhe ndërtimin.

Kompanitë ndërtuese presin që makineritë e reja të kryejnë një pjesë të madhe të detyrave, duke shtuar përsosmërinë e ndërtimeve dhe reduktimin e aksidenteve në punë.

“Gjithnjë e më shumë kompanitë po kuptojnë vlerën e robotëve në kantierin e ndërtimit”, tha Al Cervero, i shoqatës amerikane të ndërtuesve, duke shtuar se ato mund të përmirësojnë kushtet e punës dhe të shtojnë sigurinë.

“Makineritë autonome pa staf së shpejti do të jenë norma. Dhe në fakt, disa tipe makinerish janë prodhuar dhe po shiten nga ndërtuesit”, shton Cervero.

Automatizimi aktualisht është shtrirë në industrinë e minierave dhe bujqësi, kryesisht prej stilit të njëjtë të funksionit të tyre. Ndërsa në ndërtim, teknologjia kërkon më shumë avancim, prej kompleksitetit të punëve dhe ndryshimit të tyre të vazhdueshëm.

“Do të kemi një flotë makinerish të ndryshme që punojnë në aspekte të ndryshme të projekteve. Një aspekt i robotikës konsiderohen dhe dronët, të cilët po përshtaten në projektet e ndërtimit, si për shembull hartimin e planeve, dokumentimin e tyre dhe në disa raste të kontrollit të kantierit të ndërtimit “, tha Cervero.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gigi Hadid, Candice Swanepoel shfaqen mahnitëse në kalendarin e 2018-tës

Një stuhi modelesh janë paraqitur në një set fotografik për kalendarin e...
Read More