Romancat e “historive të fjetura” nga diktatura

Tre romane që rrëfejnë histori personale, histori dashurie që rrinin “të fjetura” në memorien e tre autorëve: Klara Buda, Lek Previzi dhe Mehmet Myftiut; ngjarje të rralla, pothuaj unike që sjellin ngjarje të jetuara, të strehuara në subkoshiencë duke na lënë ndoshta dhe romancat më të vrazhda të shkruara nga diktatura kur njeriu denigrohej dhe dashuria ishte akt rezistence…

Që nga momenti i arrestimit, një natë më parë, Adriani nuk kishte mbyllur sy. Atij nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, çdo gjë kishte ardhur papritur dhe ai nuk e kishte menduar se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, por për asgjë në botë nuk do ta cenonte atë. Si pak të tjerë, ai qe ndërgjegjësuar se të dashuroje në atë sistem ishte në vetvete një akt rezistence…”.,  mund të jetë një nga fjalitë që hap qiellin e romanit “Pëshpërimë gruaje” të Klara Budës, që ndan sa romancën aq edhe memorien sublime për fatin e individit në diktaturë, kur dashuria shpërfillej, dhe njeriu denigrohej. Klara Buda krijon një fiction për ngjarjet e ’80-ës bazuar në një histori personale, tronditëse duke e ruajtur si një nga historitë subkoshiente të jetës së saj, derisa e çoi në “letër” si një histori e fjetur. Të njëjtin fat ndeshim edhe në romanin e rrallë memuaristik të Lek Previzit.  “Odiseja e pafajësisë”, një tjetër gjendje “e fjetur” prej shkrimtarit, e dëshmitarit të tmerreve komuniste me historinë e një çifti të dashuruarish, të vendosur në vitin 1920, se ngjarjet përcaktojnë fatin e tyre. Bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore, që Previzi sjell në kujtesë jetën e rrallë e të mundimtë të të vëllait Valentin Previzit, që kalon kufinjtë e legjendës; jeta e të riut që kalon në sprovë pothuaj jashtënjerëzore, duke u ndarë prej bashkëshortes për 47 vite, ndarje e detyruar, që shoqëron rrëfimin unik, atë të historisë më të egër të komunizmit në Evropë, që vendoste edhe në denigrimin shpirtëror të njeriut.

Tjetër tronditje sjell dramaturgu i ri, mbyllur në psikiatri, që refuzohet të shkruajë, të dashurojë. Rrëfimi klasik i një jete të fshehtë, me dashuri të ndaluar, pothuaj perverse, të pafajshme, të çmendur që e shkatërron qënien, por edhe zbulon cila ishte jeta e vrazhdë dhe e pazakontë në diktaturë. Është rrëfim që ngre pyetje të ashpra të pathëna më parë: Çfarë fshihej pas imoralitetit politik të diktaturës?! Është romani për të cilin është folur më pak, “Tronditjet e njeriut” e shkruar nga Mehmet Myftiu, një rrëfim i fshehtë, që nisi të shkruhej herët, në vitet ’60, por e mbylli “romancën” në vitin 1991, ndërsa erdhi në duar të lexuesit pas 36 vjetësh.

***

Që nga momenti i arrestimit, një natë më parë, Adriani nuk kishte mbyllur sy. Atij nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, çdo gjë kishte ardhur papritur dhe ai nuk e kishte menduar se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, por për asgjë në botë nuk do ta cenonte atë. Si pak të tjerë, ai qe ndërgjegjësuar se të dashuroje në atë sistem ishte në vetvete një akt rezistence…”., mund të jetë një nga fjalitë që hap qiellin e romanit “Pëshpërimë gruaje” të Klara Budës, i prezantuar në Panairin e Librit që sapo u mbyll, si pjesë e kolanës letrare të “Mapo Editions”. Romani ndan me lexuesit fatin e individit në diktaturë, se si një nga gjestet më sublime, siç është dashuria shpërfillte klasën, duke vendosur ngjarjet në vitet ‘80 në regjimin totalitar shqiptar. Ideali i lirisë mbijeton, me gjithë reduktimin e individit në rendin më të ulët social, atë të skllavërisë. Për këtë libër, gazetari e kritiku Agim Baçi është shprehur se: “Pëshpërimë gruaje…është totalisht një libër i ri, por po ju them që do citoja Hanah Arend kur thotë se ndoshta dashuria është disidentja më e madhe e një sistemi dhe unë mendoj që lidhja midis Almës dhe Eduardit është një pasqyrim i disidencës, asaj të vetmes formë që mund ta sfidonte pushtetin. Titulli i ardhur në shqip “Pëshpërimë” është ndoshta formati ku arrihet i vetmi model që mbijetoi njeriu në atë kohë, si përshpërimë, nuk  kishte zë sepse në atë sistem zëri i lartë i takonte vetëm partisë, por ajo që e mbante këtë pëshpërimë, që mbante dhe njeriun gjallë, që e mbante njeriun për të mbijetuar ishte dashuria. Në fakt ka fituar një dashuri gati e pamundur por që përmes pamundësisë së dashurisë Klara ka dashur të pikturojë pamundësinë e atij sistemi”. Ndërsa vetë autorja, Klara Buda ka rrëfyer: “…është një libër për dashurinë si formë rezistence dhe ndoshta është ajo që na mbajti gjallë në atë kohë, është ajo periudhë aq e hidhur sidomos për brezin tonë që unë e quaj brez të humbur. Personalisht, shumë miq më thonë, se ky është një fiksion që nuk ka të bëjë absolutisht me një histori të vërtetë, nuk jam unë ajo vajza së cilës i ndodhin ato të këqijat, por unë ajo vajza të cilës nuk i ka ndodhur asgjë dhe kishte një vëlla të cilit i ndodhnin të gjitha gjërat. Isha motra më e vogël e një vëllai që përjashtohej nga shkolla, përjashtohej nga zbori, përjashtohej nga puna  dhe unë kam rrojtur në frikën se mos më ndodhte e njëjta gjë. Dhe duke jetuar me këtë frikë kam arritur në konkluzionin që gjëja më e tmerrshme e atij sistemi ishte psikoza që ai krijoi dhe frika që ai mbolli. Nuk ka një personazh pozitiv dhe negativ, të gjithë janë të brishtë, të gjithë kanë problemet e tyre, por ai që në të parë të parë të duket më i egri, më i pa bukuri, ai në një moment e kupton që frika i zbriti në zemër. Dhe ky ka qenë një moment deciziv në jetën time për të kuptuar pse shpesh herë ne dhe, si komb, edhe kur jemi në aeroporte, për një problem të vogël krijojmë një dramë të madhe. Dhe një fjalë e vogël i mërzit dhe bëhet një dramë e madhe. Po pse ndodh kjo? Ndodh se në atë periudhë, në atë sistem për një gjë të vogël ose për asgjë mund të ngrihej diçka që të çonte në burg apo në internim. Në fakt tema më e rëndësishme e romanit të ripunuar është trajtimi i psikologjisë së frikës. Se si frika i modelonte njerëzit, i tuste, i pengonte në jetën e përditshme.”

“Të tulatur e të puthitur te njëri-tjetri dhe duke mposhtur dridhjen e trupave të tyre e mbajtur frymën, por pa shumë pushtet mbi një drithërimë tjetër që sinkronizonte rrahjet e zemrave të tyre dhe përhapej në rrathë koncentrikë nga vullkani përvëlues i Almës drejt virilitetit paqtor të Adrianit […] Vështrimi i Almës normalisht i flaktë, dukej sikur kishte humbur. Sytë e saj, për të cilën thuhej se nuk trembej, shprehnin frikë. ..”

*** 

Bardhi e kuptoi se asaj i pëlqyen përkëdheljet e tij, bile se kërkonte diçka më tepër. U turbullua, e humbi, iu afrua dhe më, dhe i fërkoi me epsh të hapur fytyrën, trupin, gjinjtë e parritur mirë. Vajza e vogël u zverdh, por nuk lëvizi. Ajo po kënaqej. Bardhi u largua shpejt nga trupi i saj, se vërtet mund ta shihnin njerëzit. U largua dhe Trëndafilja duke ndjerë nxehtësinë e fërkimit të duarve të tij në gjinjtë që sapo kishin filluar të rriteshin”

Me nota autobiografike dhe imagjinate, ishte e vështirë për Mehmet Myftiun të botonte një roman përbuzës në kohën e tij, kur tonet imorale për kohën ishin të pazakonta në vitet ’80-të. Një shkrimtar del nga psikiatria dhe vendos marrëdhënie intime me një 14 vjeçare, një intimitet i “çmendur”, imoral, pothuaj një pedofili e pastër për moshën e mitur të vajzës. Mes vrasjes së ndërgjegjes dhe kënaqësisë së degjenerimit, dramaturgu kryen aktin e zbulimit në kohën më të vështirë për Shqipërinë. Për herë të parë kemi një përballje me një histori tronditëse. Libri “Tronditjet e një njeriu”, është nisur të shkruhet në fshehtësi në vitin 1966, por bëhet i plotë pas viteve ’90-të, por që mbërriti tek lexuesi 36 vjet pasi është shkruar.

 “Degjenerimi dhe shkatërrimi nuk do të ndodhnin kurrë, po të mos sillnin kënaqësi, sidomos në fillim, po të mos ishin mbështjellë me sheqer”, vë autori fjalët që dëshmojnë sistemin, në meditimin e personazhit kryesor, dramaturgut, Bardhit.

“Bardhin e vrau ndërgjegja se e dinte fare mirë që edhe përkëdheljet, fërkimet, puthjet e një të miture dënoheshin nga ligji në fuqi, dhe e ndjeu veten hipokrit. Vajza e vogël përsëri heshtte, por kësaj radhe mes fjalëve dhe veprimeve të bojaxhiut, dalloi diçka të gënjeshtër. Bardhi hapi derën dhe e nxori jashtë. Po kthehej në shtëpi i kapitur. Puthjet dhe shtërngimet e Trëndafiles i kishin dhënë gëzim, ëmbëlsi, ngrohtësi, por rreziku që i sillnin ato e trembte”.

Ka qenë e bija e Mehmetit, Besa Myftiut që ka zbuluar librin e “fjetur” të të atit, shumë kohë pasi e kishte shkruar.

“Për pak ditë mbyllej afati i dërgimit të veprave në konkursin me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste. Ai vendosi të bënte retushet e fundit të dramës, ta daktilografonte dhe ta dorëzonte në konkurs. Të gjithë trurin e kishte të mpirë nga haloperidroli që vijonte të pinte. Mezi qëndronte në karrige, duart i komandonte me zor. E mundonte dhimbja e kokës, mendimet i vinin me vështirësi, por prapë vijonte me këmbëngulte të përpunonte dramën. Pas një jave pune krijuese të mundimshme, u nis ta çonte në shtëpinë botuese. Kur hyri në dhomën e daktilografistëve, zhurmat e makinave të shkrimit u ndërprenë menjëherë. Të gjithë e kishin ndalur punën dhe vështronin me habi Bardhin, bile dhe me një fare frike. Gati gati u duk se në dhomë kishte hyrë një fantazmë. E njihnin dramaturgun dhe thashethemet për çmendjen e tij, kishin ardhur në veshët e tyre të ekzagjeruara dhe ja tani po e shihnin me sy në mes të dhomës, të ngrirë, me dorëshkrimin në dorë…”

Mehmet Myftiu lindi në vitin 1930 në Tiranë, në moshën 12 vjeçare u lidh më lëvizjen nacionalçlirimtare dhe u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja. Pas çlirimit, punoi si gazetar duke iu kushtuar në të njëjtën kohë letërsisë. Ai guxoi të vërë në dyshim skemën e realizmit socialist dhe të mbrojë të drejtën e shprehjes së mendimit. Autoritetet komuniste e dërguan në internim. Aty lindi romani i tij autobiografik i titulluar “Shkrimtari”, që u dënua si reaksionar nga regjimi. Mehmet Myftiut iu hoq e drejta e botimit; për njëzet e pesë vjet rresht ai punoi si shitës cigaresh.

Veprat e tij u botuan pas rënies së diktaturës, përveç romanit “Tronditjet e një njeriu”, botimet “Barleti”, i cili vjen në dorë të lexuesit pas 36 vjetësh pasi është shkruar. Mund të thuhet se ky roman përbën pjesën e fundit të triologjisë së Mehmet Myftiut që fillon me librin “Leka”, vazhdon me “Shkrimtari”, dhe përfundon me “Tronditjet e një njeriu”, ku trajtohen çështjet e problemet e shoqërisë shqiptare nga viti 1966 deri në vitin 1991. Dashuria, politika dhe letërsia gërshetohen e shkrihen në këtë libër sekret, fshehur në sirtar për me tepër se një çerek shekulli…

****

Të njëjtin fat ndeshim edhe në romanin e rrallë, të jetuar, të Lek Previzit.  “Odiseja e pafajësisë”, një tjetër gjendje “e fjetur” prej shkrimtarit, e dëshmitarit të tmerreve komuniste me historinë e një çifti të dashuruarish, të vendosur në vitin 1920, se si ngjarjet përcaktojnë fatin e tyre. Bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore, që Previzi sjell në kujtesë jetën e rrallë e të mundimtë të të vëllait Valentin Previzit, që kalon kufinjtë e legjendës; jeta e të riut që kalon në sprovë pothuaj jashtënjerëzore, duke u ndarë prej bashkëshortes për 47 vite, ndarje e detyruar, që shoqëron rrëfimin unik, atë të historisë më të egër të komunizmit në Evropë, që vendoste edhe në denigrimin shpirtëror të njeriut.

Ndonëse me jetë më politike, vendosja e portretit shumëdimensional të Valentinit nis qysh në fëmijërinë e tij, si ishte formuar, dhe si u njoh me Marian:

“Ajo quhej Maria Gorizia, por e thirrnin shkurtimisht Gori. Ishte një vajzë e bukur, me një trup të përsosur « shtat selvi » dhe « sy zezë e vetullën gajtan » siç këndon shqiptari. Sigurisht se midis dy te rinjve lindi simpatia, dhe Valentini nuk mungonte për ta shoqnue dhe argëtue, duke mbajtun respekt e mirësjellje prej fisniku. Ai kishte njohun vajza te tjera si në Romë ashtu në Modena dhe Bolonja, por kjo kishte fillue me i hy në zemër dhe shkurt me thanë shqiptarçe, e kishte zanë qymyri. Ai filloi ta marri punën seriozisht dhe vendosi në vetvete sa ajo do te bahej grueja e tij. Në këto rrethana, Valentini gjente rastin me e ftue bashkë me nanën për darkë në restorantin e Pallatit të Oficerëve, një ndërtesë monumetale e vjetër, plot salla me objekte artistike, piktura dhe orendi të tjera luksoze. Nuk kishte mungue edhe pjesëmarrja në mbramje dhe ballo të organizueme herë pas here në raste festash zyrtare. Kështu ishte krijue nje lloj familjariteti qe nanë e bijë e kishin pranue. Kinematë asokohë ishin vendet ma të frekuetueme ku njerëzit kalonin disa çaste zbavitjeje me filma të ndryshëm…”

Një histori e pabesueshme e ndodhur vërtetësisht që vazhdoi tragjizmin gjatë periudhës  komuniste. Ndërsa Uliksi u nis në luftën e Trojës thuaj 25 vjeç, u kthye në Itakë pas 20 vjetësh, në moshën më të mirë ku e priste Penelopa, akoma e re dhe e bukur. Valentinit iu deshën 47 vjet përballime të stuhishme ideologjike, i syrgjynosur në burgje e kampe pa shpresë shpëtimi. Vetëm pas shembjes së komunizmit, tanimë “të larguar” nga rrudhat dhe koha, Valentini me bashkëshorten gjenden përballe, pas 47 vjet ndarjeje të imponuar, dyfish e më tepër nga ndarja e Uliksit me Penelopën. Ata me vështirësi e njohën njëri tjetrin, tashmë të tronditur pas asaj pritjeje të gjatë e të ankthshme.

“Titulli i veprёs, mjaft domethёnёs, shtyn kёrshёrinё pёr ta zbuluar atё jetё, nё tё gjitha shfaqjet e saj mё tё rёndёsishme. Ajo kёrshёri kthehet nё njё makth tё vёrtetё, i cili e mban tё pushtuar deri nё fund, deri nё çastin qё ajo jetё fiket, pёr t’u ndezur diku nё botёn e pёrjetёsisё. Ai makth pёrcaktohet nga fakte e ndodhi tё vёrteta, qё sa mё shumё lexuesi zhytet nё to aq mё shumё zgjojnё tek ai pyetje pa pёrgjigje, nё tё cilat pёrpёlitet vetёdija qytetare e tij : a mund tё ketё dёnim pёr njё njeri pёr tё cilin nuk ka asnjё farё padije tё vёrtetё pёr veprimet e tij ? ; cili kod etik, moral apo ligjor mund tё pёrligjё njё dukuri tё tillё tё llahtarshme ?; deri ku arrin pёrgjegjёsia morale e njё shoqёrie dhe e njё shteti qё ligjet e tyre i hartojnё mbi kritere tё tilla?

Autori i le tё nёnkuptuara kёto pyetje tё vetёdijes sё lexuesit, ai mjaftohet me pёrshkrimin besnik tё ndodhivet qё kanё pёrcaktuar jetёn e njё çifti njerёzish tё dashuruar. Historia e saj mbetet hullia kryesore e romanit, nё tё cilёn derdhen rrjedha ngjarjesh tё tjera qё kanё pёrcaktuar epokёn historike. Ajo dashuri ndёrthuret me ngjarjet e kohёs sё Luftёs sё Dytё Botёrore, jo vetёm se lind e zhvillohet gjatё saj, por se ato bёhen pёrcaktuese, me ashpёrsinё e tyre, nё ecurinё e saj. Ka diçka madhёshtore, deri nё kufijtё e legjendёs, nё fuqinё dhe qёndrueshmёrinё e asaj ndjenje, qё sfidon ligёsinё e botёs, por triumfon mbi gjithçka. Ajo dashuri ёshtё mё jetёgjatё se diktatura komuniste qё pllakosi Shqipёrinё, duke e vёnё çiftin nё njё provё jashtёnjerёzore, 47 vjet ndarjeje tё detyruar nga ligjet e shkruara e tё pashkruara tё njё regjimi, sa mizor aq dhe unik, nё historinё e komunizmit evropian”, shkruan Eugjen Merlika, në parathënien që shoqëron botimin e romanit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“Pandeli Majko, vetëm një ndër të paaftët e Rama II”

Agjenda liberale/ 8 Drejtori i Institutit “Pashko”, Besart Kadia, replikon me ministrin...
Read More