Ronaldo fiton Topin e Artë, kurorëzohet futbollisti më i mirë i 2017

 

U zhvillua në Paris ceremonia e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”.

Kristiano Ronaldo është fituesi i këtij trofeu individual, që shpërblen punën për futbollistin më të mirë të vitit 2017.

Në garë ishin gjithsej 30 futbollistë dhe revista “France Football” ka publikuar renditjen e lojtarëve deri në momentet e fundit të shpalljes së çmimit, çmim që u përcaktua me votat e 190 gazetarëve nga e gjithë bota.

Duke fituar “Topin e Artë” 2017, Cristiano Ronaldo siguron triumfin i tij të 5-të , duke vendosur baraspeshën me rivalin e tij më të madh Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo ishte nisur me shumë optimizën drejt Parisit, dhe ka gjetur kohë edhe për të publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” përpara nisjes drejt Francë.

Në foton e publikuar nga ylli i Realit shfaqet në një avion me logon e markës tregtare “CR7” dhe një mënyrë e tij për të festuar golin.

Foto e publikuar nga Cristiano Ronaldo:

Më poshtë renditja e lojtarëve deri në momentet e fundit para shpalljes së çmimit sipas “France Football”:

30 – Filipe Kutinjo

29 – Dries Mertens

28 – Edin Xheko

27 – Mats Humels

26 – Jan Oblak

25 – Karim Benzema

24 – Radamel Falkao

23 – Sadio Mane

21 – Leonardo Bonuçi

21 – Pierr-Emerik Aubamejang

20 – David De Gea

19 – Eden Hazard

18 – Antoin Griezman

17 – Toni Kros

16 – Marselo

15 – Paulo Dybala

14 – Kevin De Brujn

13 – Luis Suarez

12 – Isko

11 – Eden Hazard

10 – Herri Kejn

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama në konferencë të posaçme për shtyp: Dokumentet dhe vërtetimet që do të tërhiqen online

Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se...
Read More