Ronaldo i propozon të dashurës për martesë, ja sa ka kushtuar unaza



Cristiano Ronaldo mendohet se i ka propozuar të dashurës së tij Georgina Rodriguez.

Daily Mail citon se gazeta më e shitur e Portugalisë, Correio da Manha, ka pohuar se bukuroshja spanjolle ka pranuar propozimin e Ronaldos dhe që tani ka filluar të shikojë për fustan nuseje.

Çifti jeton në Itali dhe kanë bashkë një vajzë njëvjeçare Alana Martina.

Georgina, e cila ka mbështetur lojtarin e Juventusit në debatin e akuzave të forta që janë hedhur ndaj tij për përdhunim, po ndihmon edhe në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të futbollistit.

Georgina, të cilën Kristiano Ronaldo e takoi dy vjet me parë në një dyqan në qëndër të Madridit ku ajo punonte, thuhet se po mban një unazë diamanti fejese në vlerën e 615,000 paund.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëzohet ura në Florida dhe zë poshtë makinat, dyshohet për viktima

  Një urë në ndërtim e sipër në një kampus të një...
Read More