Ronela Hajati shprehet pa dorëza, tregon pse u bë e suksesshme Era Istrefi!



Projekti më i ri i publikuar nga Ronela Hajati, e lidh këngëtaren shumë me Era Istrefin. Arsyeja? ‘Maje men’ del nga e njejti label, Redbox, bashkëpunëtorët e Strefie-t në këngën ‘BonBon’. Duke marrë parasysh se sa sukses pati ky hit, Ronela nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse ka synim për tregun ndërkombëtar ose jo.

Këngëtarja e ka pasur një përgjigje, e nuk ka përjashtuar as emrin e Erës. Mesa duket, Hajati nuk e ka si objektiv arritjen e industrisë së huaj të muzikës: “Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë, unë u uroj vetëm fat”, është shprehur Hajati, edhe pse nuk e ka lënë pa përmendur ardhjen e ndonjë oferte të caktuar, shkruan Bordo.al.

Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë. Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, ka përfunduar ajo, për t’i bërë të qarta një herë e mirë synimet në karrierë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Drake akuzon për racizëm klubin afër Coachella

“Vendi më fyes në të cilin kam qendruar ndonjëherë në jetën time.”...
Read More