Ronela tregon për miqësinë e prishur me Samantën: As nuk përshëndetemi



Këtë të shtunë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb” ka qenë Ronela Hajati.

Dikur ajo dhe Samanta Karavella ishin mikesha të mira, ndërsa sot nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën.

Samanta ka zgjedhur të shprehet në media me fjalët se ajo beson tek shoqëritë e pastra dhe se ky kapitull për të është i mbyllur.

Fatma e ka pyetur Ronelën nëse ato flasin sot me njëra-tjetrën.

“Shoqëria jonë ka patur nevojë të futet në lavatriçe.”,- është shprehur Ronela me humor.“Ne nuk kemi më komunikim. I uroj më të mirat, të eci sa më shumë, ajo është vajzë shumë e talentuar. Nuk jemi zënë thjesht jemi zhdukur, Me Samantën jemi ndeshur por nuk jemi përshëndetur. Është një muhabet grash që e zgjidhin gratë jo televizionet”,- ka përfunduar këngëtarja.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ndre Mjeda, si “nxiti” 17 përkthyes për dashurinë e Margaritës

Pse janë nxitur kaq shumë përkthyes drejt kësaj pjese? Poeti Sadik Bejko thotë...
Read More